OSBE: “Përpjekjet e përbashkëta të vijueshme nga të gjitha kampet politike çojnë vendin përpara”

Kreu i OSBE në Tiranë pas publikimit të Raportit të Progresit për Shqipërinë
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, nxit palët politike në Shqipëri të shtojnë përpjekjet e tyre për të punuar së bashku për të ardhmen e vendit. Në një prononcim të shkurtër, Wollfarth theksoi se OSBE-ja do të ofrojë mbështetje për proceset integruese të vendit. “Përpjekjet e përbashkëta të vijueshme nga të gjitha kampet politike mund ta çojnë vendin përpara, në të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca e OSBE-së vijon të ofrojë mbështetje në këtë proces, bazuar në mandatin e saj”, theksoi Wollfarth. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Vollfarth i bëri këto komente pas botimit të Raportit të Progresit për Shqipërinë për vitin 2012 nga Komisioni Evropian.
...