Konventa e PS, Rama: Në betejë jo për veten, por për njerëzit e zakonshëm
TIRANË- Nën moton “Bashkë për një fitore plebishitare” nisi sot rreth orës 16:00 dita e dytë e Konventës Zgjedhore të Partisë Socialiste. Gjatë punimeve të sotme nisi të prezantohet në detaje programi 4-vjecar për një "Rilindjes Kombëtare”.
Punimeve të ditës së dytë të Konventës Kombëtare të Partisë Socialiste u parapriu konferenca për shtyp e kreut të PS-se, Edi Rama, i cili e cilësoi këtë program si më të detajuarin që kjo forcë politike ka hartuar ndonjëherë në historinë mbi 20-vjecare të saj.
"Sot është dita e dytë e Konventës zgjedhore që i kushtohet programit më të detajuar që një forcë politike ka pasur këto 20 vjet të ballafaqimit zgjedhor. Është një kontratë qeverisëse me popullin shqiptar dhe sot i ftoj të gjithë ta ndjekin shpalosjen e sintezës së programit dhe ndërkohë padyshim në ditët në vijim për të vënë në dispozicion qytetarit librin e programin. Pala tjetër nuk ka program, i rikthehet gjithnjë vetvetes dhe bën kate shtesë pa leje me pjesët e kopjuara prej nesh, ndërsa ne e kemi të qartë se çdo bëjmë në 4 vitet në vazhdim. Programi ynë është alternativa e taksimit të ndershëm që parashikon uljen e taksave për 95 % të shqiptarëve, është alternativa e shëndetësisë falas për të gjithë ata që kanë nevojë, është alternativa e rilindjes së fshatit të braktisur”, theksoi Rama.
RAMA: NË BETEJË JO PËR VETEN, POR PËR NJERËZIT E ZAKONSHËM
Kryesocialisti Edi Rama gjatë fjalës së tij në ditën e dytë të Konventës së PS-së iu drejtua në mënyrë të vecantë njerëzve të thjeshtë, që nuk merren me politikë, pasi sipas tij ky është dhe thelbi i ‘betejës’ së socialistëve.
“Një muaj nga sot shqiptarët do të votojnë për të vendosur për të ardhmen e këtij vendi. Do të votojnë nëse do të qëndrojnë kështu duke e lënë vetën në inercinë e rrugës së rrënimit, me këtë qeveri pavarësisht skandaleve dhe dështimeve, gënjeshtrave dhe korrupsionit apo nëse me votën e tyre, do të ndryshojnë rrugën e vendit dhe të jetës së tyre duke hapur shtegun e një rilindje për një të ardhme me shpresa, apo për 4 vite të tjera si këto ,për një fillim të ri apo për të vijuar avazin e vjetër. Në këtë sallë, ne e dimë sesi do votojmë. Gjithkush këtu do të votojë, PS, sepse ne të gjithë jemi të përkushtuar ndaj vizionit dhe kauzës sonë të përbashkët. Ne gjithë jetojmë, hamë, pimë, tresim dhe flëmë dhe ngrysemi me politikë. Ne do të luftojmë më gjithë vullnetin dhe energjinë tonë që përmes politikës të biem ndryshimin që ky vend meriton dhe ti japim shqiptarëve ‘rilindjen’ që duam. Por, duke u afruar data mes zhurmës dhe entusiazmit të fushatës, mes zotimeve dhe kundra zotimeve, pretendimeve të njërës pale dhe palës tjetër, mes flamujve të njërit kamp dhe të kampit tjetër, ne nuk duhet ta humbim arsyen themelore pse quhemi Partia Socialiste e Shqipërisë, kjo arsye nuk ka të bëjë me ne, por me njerëzit që nuk hanë dhe nuk jetojnë për politikën. Me ata që në mëngjes dalin për të shkuar apo për të kërkuar punë, me ata që gdhihen me ankthin se cfarë do të gatuajnë për fëmijët e tyre, që nuk cojnë fëmijët në shkollë dhe ata që nuk kanë një rrogë se nuk kanë punë. Me ata që janë kocka, mishi gjaku dhe trupi, truri i këtij vendi, me njerëzit e zakonshëm. Njerëzit që do të vendosin nëse do na e japin apo jo votën dhe do të na ngarkojnë me përgjegjësinë për tu hapur rrugën e rilindjes duk u dhënë energjinë, përkushtimin dhe eksperiencën që ne kemi për ta. Sigurisht është e lehtë të jesh lideri mes njerëzve të tu. E lehtë të flasësh dhe të lëshosh mesazhe familjare duke rëndit që të gjithë i dini përmendësh. Por këtu sot, nuk dua ti mbetet hatri askujt. Dua të mos flas për ju, por sot dua të flas për ata që jetojnë jetën jashtë rruzullit të politikës. Ata që janë arsyeja pse dhe ne jemi këtu së bashku, për ata që duhet të na japin mbështetjen dhe ata që ne kemi detyrimi ne madh ti nxjerrim nga rruga e mungesës së shpresës , pamundësive, papunësisë dhe braktisjes socialiste, për ata që ne kemi detyrimin nga e vetmja ëndërr që të lënë Shqipërinë për një jetë më të mirë, dhe ti japim mundësinë bashkë me ne të shohin një ëndërr shqiptare që mund dhe do e realizojmë bashkë ne vendin tonë. Dua që ky të jetë rregulli themelor i fushatës, ne nuk jemi në këtë beteje për vete, por për njerëzit e zakoshëm të këtij vendi", theksoi Rama.
VASILIKA HYSI: PARTNERITET ME BIZNESIN
Vasilika Hysi prezantoi programin për rimëkëmbjen e biznesit, ku ndër të tjera foli për:
Partneritet të ri me biznesin, klimë lehtësuese.
Heqja e taksës së biznesit të vogël.
Heqja e referencave aktuale në dogana e tatime.
Modelim të zinxhirti që bën të mundur rimbursimin e TVSH.
Stabilizim i administratës doganore dhe tatimore.
Konsultim real me komunitetin e biznesit.
SAIMIR TAHIRI: DO RIMEKEMBIM POLICINE E SHTETIT
Në prezantimin e programit për policinë, Saimir Tahiri u shpreh se që në 300 ditët e para të qeverisjes do të rimëkëmbet Policia e Shtetit.
Pas 23 qershorit rikthejmë paqen shoqërore, garantojmë sigurinë e jetës.
Në 300 ditët e para rilindim policinë e shtetit, pastrojmë shoqërinë nga armët.
Profesionistet në detyrë dhe të larguar do vlerësohen, do pastrohet policia nga militantët dhe të paaftët.
Do rishikojmë kuadrin ligjor dhe do rrisim pagat e policisë.
Do strehojmë familjet, arsimojmë familjet e policëve të rënë në krye të detyrës.
SHALSI: DO MARRIM NËN KONTROLL PASURITË KOMBËTARE
Deri më sot i ka shfrytëzuar në mënyrë barbare pasuritë natyrore, dhe përfituesin ka qenë vetëm një klikë afër pushtetit.
Prioriteti ynë:
Vendosja dhe marrja nën kontroll e të gjithë pasurive shqiptare.
Do i japim fund kontrabandës së naftës dhe evazionit në tregti me pakicë të naftës.
Do të rishikojmë të gjitha koncesionet.
Do të afrojmë paketa financiare apo fiskale për të tërhequr investitorë serioze me reputacion kombëtarë.
Shqipëria ka të gjithë mundësitë për të shfrytëzuar të gjithë pasuritë kombëtare.
Ky është misioni ynë që do e bëjmë realitet pas fitores së 23 qershor.
BESNIK BARE: KOMUNIKIM ME PUBLIKUN DHE TRANSPARENCË ME TË
Duke kujtuar përmbytjet në Shkodër, Besnik Bare premtoi se PS do të bëjë:
Ndalimi i eksporti të lëndës drusore.
Rehabilitimi i pyjeve të zonave të mbrojtura.
Përfundimi brenda mandati të parë i trajtimit të ujërave të zeza në zonat bregdetare.
Zbatimi i ligjit dhe forcimi i kapaciteteve profesionale.
Komunikim me publikun dhe transparencë me të.
AURON TARE: REFORMA PËR TRASHËGIMINË KULTURORE
Tare vuri theksin tek problemet më trashëgiminë kulturore duke premtuar se PS do kryejë me programi e saj:
Reforma për menaxhimin, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Do krijojmë legjislacion modern për ruajtjen e pejsazheve historike.
Do krijojmë dhe menaxhojmë projekte të lidhura ngushtë me pushtetin vendor.
Turizmi do konsolidojë Shqipërinë duke e kthyer në zinxhirin rajonal.
BALLA: FITORE KUNDËR KORRUPSIONIT DHE PANDËSHKUESHMËRISË
Deputeti Taulant Balla premtoi se programi “Për një rilindje shqiptare” do i japë zgjidhje
Kulturës së pandëshkueshmërisë. (Janë zhdukur 1.2 miliardë dollarë)
Do i kthejmë publikut cdo pasuri të fituar me korrupsion
Ndëshkim cdo shkelësi të ligjit
Transparencë për cdo koncesion
Goditje të korrupsionit dhe krimit fiskal
Rilindje për Shqipërinë dhe fitore kundër korrupsionit
PRONAT, GJIKNURI: NUK DO EKZITOJË MË TERMI ISH-PRONAR
Damian Gjiknuri duke sjellë në vëmendje cështjen e pronave, akuzoi vajzën e kryeministrit Argita Berisha teksa premtoi zgjidhje përfundimtare, pasi sot sipas tij qytetarët përballen me dy zgjidhje:
Të presin pafund certifikatën e pronës ose të japin 50% të pronës për certifikatën.
Angazhohemi se:
Nuk do ekzitojë termi ish-pronar
Do evidentojmë pronat publike që fshihen në zyrtaret e ministrive
Procesi i privatizimit të pronave
Në fund të mandatit të parë do përfundojmë procedurat për ndërtimet pa leje ( 800 dosje)
Për pronat si publike dhe private, siguri dhe qetësi
EMONELA FELAJ: DO PASTROJMË DREJTËSINË NGA CDO SHËRBËTOR PUSHTETI
Angazhohemi:
Drejtësi e pavarur
Shteti do sigurojë sipërmarrjet
Drejtësi që krijon akses të plotë pa barriera
Drejtësi që funksionon dhe zbaton ligjin
Do clirojmë drejtësinë nga presioni për interesat politik dhe korruptiv.
Do e pastrojmë nga cdo shërbëtor pushteti
EGLANTINA GJERMENI: SHËRBIME UNIVERSALE PËR FËMIJËT
Ripërtëritja e shoqërisë fillon tek fëmijët edhe familja
Angazhohemi
Shërbimet universale për fëmijët
Drejtësi sociale
Strehim për jetimët që aktualisht janë të papunë dhe të pastrehë
Fond kombëtar për shërbimet sociale
Dhënie përgjigjie përfundimtare e regjistrimit të fëmijëve rom dhe egjiptian
MILENA HARITOS: SHQIPËRIA DIXHITALE
Programin tonë duhet të fillojmë tek të rinjtë
Paisje personale me tableta për cdo nxënës shkolle brenda mandatit të parë.
ERJON VELIAJ: SHKOLLA TË HAPURA GJATË GJITHË KOHËS
Shkollat të hapura gjatë gjithë kohës për tu përdorur nga komuniteti për veprimtari artistike dhe kulturore.
Kjo do jetë qeveria e parë që e ka kthyer cështjen e sportit me rëndësi.
Do krijojmë qëndrën e parë olimpike për ata që janë të pasionuar.
Do clirojmë klubet sportive, që rezultati të përcaktohet nga loja dhe jo kompanitë e basteve.
OLTA XHACKA: JA PLANI YNË PËR FEMRAT
Gratë dhe vajzat vuajnë diskriminimin dhe dhunën në familje dhe akses të pakët në zyra.
Cdo grua e papunë, duhet të votojë për PS, në mbështetje të zotimit tonë për të fuqizuar gratë dhe vajzat përmes punësimi dhe kualifikimit profesional të tyre
Cdo nënë dhe grua duhet të në na votojë duke siguruar ne shërbimin e lindjes dhe shërbimet publike në mbështetje të mirëqenies së fëmijëve.
Skemë rimbursimi për gjyshet.
Vajzat e reja që jetojnë jashtë, bashkë do ndërtojmë stinët për të jetuar Evropën në vendin tonë.
GAZMIR BIZHGA: ‘RILINDJE’ SEKTORIT TË PESHKIMIT
Do i japim fund peshkimit me lëndë plasëse.
Masa për rrojtjen e resurseve.
Tregjet ë hapura me standarde më tregtimit me shumicë të këtij prodhimi.
Infrastrukture portuale të ankorimit.
Rritjen e kushteve veterinere sanitare.
Do rihapim degët në shkollar profesione për këtë sektor.
Do heqim taksën e qarkullimit për mjetet e peshkimit.
Do heqim TVSH dhe akcizën për karburantet për mjetet e peshkimit
Heqim TVSH për paisjet e peshkimit që qeveria nuk e bëri në 8 vjet.
ARTAN LAME: DO NDËRTOJMË AUTOSTRDËN E PARË SHQIPTARE
Do e lidhim Shqipërinë me 5 akset kryesore në standard dhe aks të vetëm, për të integruar veriun me jugun
Do ndërtojmë korridorin e kaltër
Do mbarojmë e rrugën e Kombit, që po shkërmoqet gjatë gjithë gjatësisë së saj
Rruga e Arbrit do e mbarojmë këtë rrugor
Do mbarojmë rrugën Egnatia
Do të ndërtojmë autostradën e parë shqiptare
ILIRJAN CELIBASHI: KANAL TELEVIZIV PËR KUVENDIN
Kuvendi do fitojë funksioni e tij Kushtetuese.
Respektim i afateve për interpelancë me kryeministrin do jetë norme për qeverinë socialiste.
Kuvendi i Shqipërisë do e bëjë procesin e ligjvënies transparent.
Hapja e një kanali televiziv për veprimtarinë e Kuvendit.
Cdo shpenzim publik do jetë transparent.
RAMA FTESE PER TE MARRE PJESE NE KONVENTE
Më herët kryesocialisti Rama ftoi të gjithë qytetarët të ndjekin këtë prezantim, ndërsa nënvizoi se nuk është thjesht një program elektoral, por një program i mirëfilltë qeverisës.
"Sot është dita e dytë e Konventës zgjedhore që i kushtohet programit më të detajuar që një forcë politike ka pasur këto 20 vjet të ballafaqimit zgjedhor. Është një kontratë qeverisëse me popullin shqiptar dhe sot i ftoj të gjithë ta ndjekin shpalosjen e sintezës së programit dhe ndërkohë padyshim në ditët në vijim për të vënë në dispozicion qytetarit librin e programin. Pala tjetër nuk ka program, i rikthehet gjithnjë vetvetes dhe bën kate shtesë pa leje me pjesët e kopjuara prej nesh, ndërsa ne e kemi të qartë se çdo bëjmë në 4 vitet në vazhdim", tha ai.
VIJON