Fullani - kandidaturë e Berishës për guvernator
27/10/2011 Qeveria propozon tre emra për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të bankës qendrore
I pari në listën e Berishës për bordin drejtues të bankës krah Milos dhe Gjonit
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje tre kandidaturat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në preferencat e saj qeveria duket se ka pasur dhe guvernatorin aktual Ardian Fullani, që me sa shihet është një kandidaturë e fuqishme për t’u rizgjedhur dhe një herë në krye të bankës qendrore të Shqipërisë, post që e mban prej shtatë vjetësh. Por së bashku me Fullanin i mbarojnë mandatet në fund të këtij viti dhe 6 anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikëqyrës. Nga ana e saj qeveria ka të drejtë të propozojë vetëm 3 anëtarë, ndërsa 3 të tjerë i mbeten për miratim Kuvendit dhe një tjetër zgjidhet nga vetë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Kandidatura e Fullanit
Renditja e Fullanit në krye të kandidaturave që propozon qeveria mund të merret dhe si një paralajmërim se ky do të jetë kandidatura për postin e guvernatorit të ardhshëm të Shqipërisë, që pritet të zgjidhet vitin që vjen. Duhet theksuar se nga tri kandidaturat e përzgjedhura është bërë kujdes që asnjë prej tyre të mos jetë me mandat përsëritës, i vetmi është pikërisht Fullani, që është vënë përkrah Petraq Milos, këshilltar për ekonominë i kryeministrit, dhe Elizabeta Gjonit, aktualisht drejtuese e Autoritetit Mbikëqyrës Financiar, një post delikat ky për financat shqiptare. Vetë Berisha do ta vlerësonte kështu punën e Fullanit gjatë prezantimit që i bëri kandidaturës së tij në mbledhjen e djeshme të qeverisë “Kandidaturat që i propozon Këshilli i Ministrave parlamentit për në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë janë: guvernatori aktual, zoti Adrian Fullani, një bankier me një eksperiencë të gjatë pune në sistemin bankar dhe drejtues i Bankës së Shqipërisë në një nga kohërat më të vështira për financat evropiane dhe botërore.”
Guvernatori dhe kriza
Duhet theksuar se politikat e ndjekura nga guvernatori aktual deri tani kanë qenë frytdhënëse në menaxhimin e luhatjeve që ka pësuar ekonomia për shkak të krizës botërore. Vlejnë për t’u përmendur masat shtrënguese që ndoqi banka qendrore në vitet 2009-2010, sidomos për sa i përket kritereve për dhënien e kredive, normës së interesit dhe kontrollit të kapitaleve. Kjo bëri që goditjet e krizës të amortizoheshin, megjithëse Shqipëria është një vend jo pak i ndjeshëm ndaj situatave ekonomike, e sidomos Greqisë, e cila ka marrë goditjen më të madhe nga kriza. Nga ana tjetër, pavarësisht se i vendosur në këtë post nga ish-kryeministri Nano, Fullani ka ditur të mbajë një qëndrim korrekt dhe koherent me politikat e qeverisë, çka jo në pak raste e ka bërë dhe target të opozitës dhe të vetë kryetarit të saj Edi Rama. Jo në pak raste kanë qenë deklaratat e guvernatorit aktual ato që kanë qetësuar konsumatorin, sidomos kur bëhet fjalë për depozitat bankare, ku gjatë viteve 2009-2010 nuk ishin të pakta aludimet nga opozita për një pakësim të tyre, apo siç ishte rasti kur kjo e fundit deklaroi se qeveria po merr borxh paratë e bankave për shpenzimet operative. Daljet e herëpashershme të guvernatorit dhe shpjegimet që ai dha në publik sollën si pasojë fashitjen e një paniku të mundshëm, i cili do ishte tepër i rrezikshëm për sistemin tejet delikat bankar.
Nga nëntë anëtarë që ka Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, shtatë prej tyre u mbaron mandati ose në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit 2012. Përveç Arian Kadaresë dhe Benet Becit, të zgjedhur respektivisht në vitet 2006 dhe 2008. Të tjerët - Ardian Fullani - kryetar i bordit; Fatos Ibrahimi - zëvendëskryetar, Limos Malaj, Ksenofon Krisafi, Teuta Çuçi, Adrian Civici dhe Halit Xhafa - duhet të lënë postet që kanë në këtë institucion, ose në rast rikandidimi duhet të propozohen nga Kuvendi ose nga vetë Këshilli Mbikëqyrës. Nga ana e saj qeveria ka preferuar vetëm emrin Fullanit, ndërsa dy emrat e tjerë janë futur të rinj në listë. Mbetet për t’u parë se cili nga anëtarët aktualë do të mund të rezistojë dhe do të ketë lobingun më të fortë për ta rifutur dhe një herë emrin për rivotim, me qëllim që të jetë dhe për shtatë vjet të tjerë. Në këtë mori kandidaturash ka dhe opozita të drejtën të propozojë emrat e saj për këtë institucion.
Ardian Fullani
Ardian Fullani është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës dhe guvernator i Bankës së Shqipërisë që prej muajit tetor të vitit 2004. Asokohe u emërua me propozim të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe zëvendësoi në këtë post Shkëlqim Canin. Fillimi i punës së Ardian Fullanit në fushën e bankingut qendror i takon vitit 1992 në funksionin e zëvendësguvernatorit të Bankës së Shqipërisë e në vijim në periudhën 1993–1996 si drejtor i Departamentit të Jashtëm. Gjatë aktivitetit në këtë sektor ai ka dhënë kontributin e tij me vlerë në krijimin e bankës qendrore në Shqipëri, në përgatitjen e kuadrit të saj rregullator, sidomos lidhur me funksionimin e tregut të këmbimeve valutore, me politikat për administrimin e rezervave valutore e financiare ndërkombëtare.
Petraq Milo
Aktualisht Petraq Milo është këshilltar i kryeministrit për politikat ekonomike. Ka hyrë në politikë në vitin 2005, kur u shfaq si anëtar i Komitetit të Orientimit të Politikave. Në kurrikulumin e tij shkruhet se ka mbajtur dy herë postin e drejtorit të buxhetit në Ministrinë e Financave, një herë në vitin 1993 dhe një herë në vitin 2002. Ndërkohë mban një sërë titujsh, gradash apo eksperiencash të kryera në shumë institucione, siç është ai i drejtuesit të Bordit Financiar të Bankave në Kosovë. Nga ana tjetër, Petraq Milo njihet dhe si njeri i afërt me kryeministrin Sali Berisha.