Fullani: Bankat kritike ndaj plan-bizneseve, rriten kërkesat
27/10/2011 Sistemi bankar në kontroll. Rritja ekonomike do të qëndrojë në objektivat e qeverisë
Kreditë me probleme kanë arritur një nivel të lartë, megjithatë situata mbetet nën kontroll nga Banka Qendrore. Raportimi i shifrave të muajve të fundit sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani sjell pikërisht këtë përfundim, duke qenë se bankat i janë përgjigjur me sukses testeve të bëra nga Banka Qendrore. Sipas tij, sistemi bankar ka shtuar kujdesin në kredidhënie, në formën e qëndrimeve më kritike ndaj plan-bizneseve dhe të kërkesave më të forta për kolateral. Niveli i kredisë me probleme ka arritur në 17-18 për qind, por është i menaxhueshëm. Pasi stres testet e BSH tregojnë për një gjendje solide të portofolit të kredive.
Kredia me probleme
Për të mos lejuar përkeqësim të mëtejshëm të situatës në banka dhe ulje të fitimeve, guvernatori Fullani kërkoi që bankat të përdorin garancitë bankare. “Kujdesi i veçantë i BSH si në forumet e shkuara po njëkohësisht dhe kujdesi i shtuar në të ardhmen do të jetë në kuadër të ekzekutimit të kolateraleve për t’i dhënë një frymëmarrje akoma më të mirë zhvillimit të kreditimit të vendit. Situata është në kontroll nga BSH dhe nga sistemi bankar, duke pasur parasysh që mbulimi me kolaterale janë garanci për nivelin aktual të kredive me probleme”, - tha Fullani. sipas analizës së BSH-së, kërkesa e sektorit privat për mjete monetare ka ndjekur tendencën rritëse. Kredia për sektorin privat u rrit me 12.6% në muajt korrik dhe gusht, ose rreth 1.1 pikë përqindjeje më shumë se ritmi mesatar i shënuar në tremujorin e dytë të vitit. “Kjo rritje është mbështetur kryesisht nga kërkesa e bizneseve private për financim, ndërkohë që edhe kredia për individë po ndjek një prirje rritëse. Rritja vjetore e kredisë për individë qëndron në nivelin 5.7% në fund të muajit gusht, nga 1.5% që shënonte në fund të vitit të kaluar”, - tha Fullani. Kjo përqasje është një reagim ndaj pasigurisë në ekonomi apo në sektorë të veçantë, por ajo reflekton gjithashtu edhe një model zhvillimi më të kujdesshëm të aktivitetit kreditues dhe të biznesit bankar. Në terma afatgjatë, ajo do të prodhojë një rritje më të qëndrueshme për ekonominë shqiptare dhe do të garantojë një sistem bankar solid e të besueshëm.
Zhvillimi i ekonomisë
Banka Qendrore vlerëson se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri përgjithësisht pozitive gjatë vitit 2011, ndonëse në prani të një ambienti të jashtëm të pafavorshëm. Sipas tij, është pikërisht ky stabilitet ekonomik, i cili nxit investitorët e huaj t’i drejtojnë sytë nga Shqipëria. “Inflacioni vjetor, ka një trajektore rënëse. Sektori privat ka pasur norma pozitive të ngadalta, kurse aktiviteti ekonomik ka pësuar rritje. Politikat makro-ekonomike përbëjnë një realitet të ri”, tha Guvernatori i BSH-së. Më tej, duke renditur treguesit ekonomikë të vendit, ai tha se eksportet kanë njohur një rritje me 3.2 për qind. “Deficiti buxhetor në fund të nëntë muajve të parë të vitit rezultoi 30.7 miliardë lekë, duke qëndruar pothuajse i pandryshuar për tre muaj radhazi”, - shtoi ai. Politikat makroekonomike sipas tij, po përballen me një realitet të ri, në rang kombëtar, rajonal dhe botëror. Inflacioni mesatar vjetor në tremujorin e tretë të vitit rezultoi 3.2%, duke rënë me 0.9 pikë përqindjeje. Rritja e shpenzimeve dhe e të ardhurave publike gjatë nëntë muajve të parë të vitit, rezultoi përkatësisht 3.5% dhe 1.0%. Të dhënat më të fundit të tregtisë së jashtme dëshmojnë për një ecuri të ngjashme edhe në tremujorin e tretë të vitit. Deficiti tregtar në muajt korrik dhe gusht është ngushtuar si rrjedhojë e rritjes së eksporteve dhe e ngadalësimit të lehtë të importeve. Eksportet kanë shënuar një rritje mesatare prej 31.7% në muajt korrik-gusht. Ecuria e mirë e eksporteve, përtej ndikimit pozitiv të faktorëve me natyrë të përkohshme të lidhur me sektorin e energjetikës, është nxitur nga eksportet e mallrave të përpunuar dhe të lëndëve të para minerale. Importet kanë shënuar një ritëm mesatar vjetor prej 8.2%. Me gjithë zhvillimet pozitive, reduktimi i deficitit të llogarisë korente dëshmon për nevojën e vijimit të reformave strukturore, në dobi të rritjes së konkurrueshmërisë së produktit vendas.
Norma bazë e interesit
Këshilli Mbikëqyrës pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre në të ardhmen, vendosi të mosndryshojë normën bazë të interesit, në nivelin 5.00%. Megjithatë, kjo normë mund të ulet akoma më shumë në varësi të ecurisë së situatës në eurozonë gjatë ditëve në vijim. “Konfirmimi i pritjeve tona për ecurinë e aktivitetit ekonomik në vend, mund të krijojë hapësirë për një lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare”, - tha Fullani.
Parashikimi
Në analizën e saj Banka e Shqipërisë gjykon se, brenda parametrave të shëndetit makro e mikroekonomik, ekzistojnë hapësira për një rritje më të shpejtë të konsumit e të investimeve dhe për një sjellje më realiste të agjentëve ekonomikë ndaj parashikimeve për të ardhmen. Perspektiva e ekonomisë shqiptare mbetet e shëndoshë; politikat e zhvillimit dhe reformat e mëtejshme strukturore do të çlirojnë potenciale të reja zhvillimi, të cilat duhet të eksplorohen me kujdes e largpamësi nga sektori privat.
Kjo është shifra e kredive me probleme në muajin gusht në raport me totalin e portofolit të kredisë. Në total kredia e dhënë për gushtin është 531 miliardë lekë
27 miliardë lekë
Kjo është shifra e kredisë së klasifikuar e humbur nga banka qendrore. Në këtë kategori futet ajo sasi e marrë kredie nga ana e klientëve, të cilët nuk kanë më mundësi kthimi