E Diel, 1 Nëntor 2026

Konvikti i Gjuhëve të Huaja, rektorët mbështesin UT-në

Tiranë- Pas kërkesës së Universitetit të Tiranës që të marrë në përdorim godinën e konviktit të Gjuhëve të Huaja, universitetet publike në vend kanë dalë në mbështetje të saj.

Përmes një deklarate të përbashkët të 11 rektorëve të universiteve publike në vend u bë apel për nevojën e madhe që ka universiteti i Tiranës për hapësira shtesë.

Ndër të tjera ne deklaratë kërkohet që shteti ti kushtojë më shumë vëmëndje krijimit të ambientëve të reja shtesë në përgjigje të numrit të lartë e në rritje të studentëve. Çka sipas rektorëve do të përmisonte cilësinë e mësimdhënies në universitetet publike shqiptare.

Kjo deklaratë vjen pasi Drejtoria e Antikorrupsioni pezulloi procedurat për dhënien me qira të konviktit për shkak të disa parregullsive në dokumentacion. Ndërkohë tenderi për dhënien me qira të konviktit nisi pas kërkesës së Univesriteti privat “Luarasi” për t’i marrë në zotërim këto ambiente.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›