Zjarri përfshin një rrokaqiell në Turqi
Turqi- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një ndërtesë 42 katëshe në qëndër të kryeqytetit turk, Stamboll. Pamjet televizive treguan ndërtesën ‘Polat Tower’ të mbërthyer nga shtëllunga tymi me copa të mbeturinave duke rënë në tokë.
Zjarrëfikësit të mbështetur nga helikopterë arritën të menaxhonin flakët dhe një hetim mbi shkakun ka nisur. Zyrtarët thanë se askush nuk u plagos në ndërtesën e cila ka dyqane, apartamente dhe zyra. Ata shtuan se qindra njerëz janë evakuuar në mënyrë të sigurtë nga ndërtesa.
Agjencia turke e lajmeve Anatolia raportoi më parë se njerëz kishin mbetur të bllokuar brenda ndërtesës. Guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu është cituar të ketë thënë se një një defekt në një kondicioner mund të ketë shkaktuar zjarrin masiv.
Kryetari i qarkut, Mustafa Sarigul tha se ‘Polat Tower’ nuk është prekur brenda. Ai shtoi se ka qënë një fatkeqësi e shmangur pasi për fat të mirë sistemi i zjarrit në ndërtesë u aktivizu automatikisht. Ndërkohë rrugët rreth ndërtesës mbeten të mbyllura për arsye sigurie.
Dorina Bilbili/IDEA/