E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fier, pranga 50-vjeçarit, kultivues të bimëve narkotike

Burimet zyrtare të policisë thanë se gjatë kontrollit të ushtruar në tokat në pronësi të tij,  në periferi të qytetit të Ballshit, u gjeten 10 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, të cilat më pas u asgjësuan.

Nga të njëjtat burime mësohet se policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë edhe për kryeplakun e fshatit Kutë, 66 vjeçarin Kujtim Hazizaj, i cili  akuzohet për moskallëzim krimi, pasi pak ditë më parë, policia gjeti në tokat –pronë të komunës rreth 195 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. /Start/

                                                                                             2012-07-17 15:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›