Konvikti i Gjuheve te huaja te kaloje ne perdorim te Universitetit
“Konvikti i shkollës së mesme të gjuhëve të huaja duhet të na kaloje ne”.
Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës ka bërë këtë kërkesë, duke e argumentuar se godina që është pothuajse brenda fakultetit të Historisë dhe Filologjisë do të mundësonte që leksionet dhe seminaret të mund të mos zhvilloheshin më deri në orët e vona të mbremjes, gjë që sipas studenteve ndodh prej kohësh për shumë degë në fakultet dhe kjo për shkak të mungesës së auditorëve.
Kjo kërkesë është bërë edhe nga Rektori i Universitetit të Tiranes Dhori Kule për shkak të nevojave që institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend ka për ambjente shtese.
Ndërkohë që nga ky institucion mësojmë se procedurat për dhënien me qera të godines së konviktit të Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë janë pezulluar shkak të disa shkeljeve të evidentuara nga Drejtoria e Antikorrupsionit në procedurën e tenderit.