Korce pranga 80 vjecareve pedofile
Dy të moshuar pedofilë janë arrestuar nga policia e Korcës për shkak se gjykata i ka dënuar me nga rreth 9 vjet burg për marrëdhenie seksuale apo homoseksuale me të mitur. Behet fjale për shtetasit, Nevrus Ajaz Kollani 80 dhe Ndoni Naum Koci 85 vjeç, te dy banorë të qytetit te Korce. Bazuar ne njoftimin per shtyp te policise se Korçes, arrestimi i tyre eshte bere pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce, i ka denuar shtetasit e mesiperm me 8 vjet, 10 muaj dhe 10 dite burg, per vepren penale te "Marrdhenieve seksuale ose homoseksuale me te mitur" .
Dy pedofilët e arrestuar kanë kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë sistematike përgjatë viteve 2004, 2005 dhe 2006 me dy vajza të mitura kundrejt pagesave të ndryshme që ata ia jepnin shtetasit Pellumb Mullaji, i cili eshte dhe babai i vajzave, aktualisht në burg pasi është prangosur rreth një vit më parë.
Të miturat ishin të detyruara të "punonin" në këmbim të 1 mijë apo 2 mijë lekëve, e më pas t'ia jepnin paratë babait të tyre 52-vjeçar. Ndonëse të miturat prej shumë kohësh trajtoheshin edhe me ushqim e fjetje në një qendër të financuar nga një fondacion holandez, ato takoheshin nga i ati herë pas here. Ky i fundit i merrte nga qendra ku jetonin për shkak të varfërisë së familjes dhe më pas i detyronte të prostituonin në këmbim të parave.