Kooptimet, vendet bosh do të plotësohen nga lista
08/04/2010 Miratohen ndryshimet, kryesia nuk do të vendosë për vendet vakante
Nuk pranohet propozimi i Blushit për oponencën kolektive
Draftprojektit për ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste iu shtua dhe një element tjetër lidhur me përbërjen e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, ai i plotësimit të vendeve bosh. Kështu, gjatë ditës së djeshme, gjatë mbledhjes së këtij forumi u diskutuan dhe u miratuan ndryshimet në “kushtetutën” e PS-së. Gjithashtu, po gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua mbi programin politik të kësaj partie, por duke qenë se anëtarët nuk ishin njohur paraprakisht me draftprojektin për programin, si dhe në mungesë të kohës fizike për diskutime mbi një moment të tillë, Asambleja vendosi që të lërë të hapur dhënien e mendimeve sa i takon programit politik dhe këto mendime të depozitohen pranë grupit të punës për hartimin e këtij programi, me qëllim diskutimin dhe miratimin e tij në kongresin e 18 prillit. Nga ana e tij kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës së tij të mbajtur përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare përsëriti dhe një herë tjetër qëndrimin e kësaj partie për të vijuar me protestat qytetare deri në largimin e Qeverisë “Berisha”.
Takimi
Ndërkohë, burime pranë kësaj mbledhjeje bënë me dije se gjatë këtyre diskutimeve lidhur me draftin e paraqitur në takim nga grupi i punës për ndryshimet në statut u shtua dhe një tjetër propozim, që lidhej pikërisht me përbërjen Asamblesë. Konkretisht, grupi i punës kishte saktësuar në draftin e tij që kryesisë së PS-së i lind e drejta të kooptojë anëtarët e rinj për vendet e mbetura bosh në Asamble, edhe në rast se personi që do të merrte të drejtën e anëtarësimit, mund të mos kishte kandiduar në kongres. Duke ndalur në këtë moment mësohet se Artan Lame, anëtar i këtij forumi, ka propozuar që të jenë pikërisht kandidatët në listën emërore, të cilët nuk arritën të merrnin votat e duhura në kongres për të qenë pjesë e Asamblesë, ata të cilët të plotësojnë vendet vakant të këtij forumi. Po kështu, në takim është rikthyer dhe një herë tjetër debati për oponencën kolektive, pasi ka qenë deputeti socialist Ben Blushi, ai i cili ka kërkuar përfshirjen e saj në statutin e ri të PS-së, kërkesë kjo e mbështetur vetëm nga 3 anëtarë të këtij forumi. Gjithashtu mësohet se dhe deputeti socialist Saimir Tahiri, gjatë diskutimit të tij në mbledhje mbi ndryshimet në statut, ka kërkuar që të shihen mundësitë për institucionalizimin e mendimit ndryshe në statut.
Qëndrimi
“Çdo ditë një protestë. Që të gjithë më 30 prill të takohemi në bulevardin e Tiranës. Është edhe më shumë se dje, dita që të gjithë qytetarët të rimarrin në dorë fatin e tyre të marrë peng prej një pushteti, që, pasi grabiti votat, po rrënon ekonominë e vendit dhe të çdo familjeje shqiptare”. Ky ishte qëndrimi i PS-së i ritheksuar sërish nga vetë kreu i saj, Edi Rama, gjatë fjalës së tij mbajtur përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Kështu, tashmë rruga e zgjedhur nga kjo parti është më se e qartë: protesta dhe vetëm protesta kundër Qeverisë, duke i vënë asaj kushtet e bëra publike prej kohësh, pra hapja e kutive ose largimi i saj. Madje, në këtë kontekst, kreu Rama sqaroi lidhur me pozicionin e PS-së përballë opinionit publik nga njëra anë dhe mazhorancës qeverisëse nga ana tjetër. “Qeveria e Sali Berishës nuk fundosi vetëm zgjedhjet duke i humbur Shqipërisë një tjetër shans të madh. Ajo po fundos edhe ekonominë shqiptare, duke bërë të humbasim mijëra vende pune çdo muaj. Protesta jonë për transparencë është njëkohësisht barrikada jonë kundër rrënimit ekonomik. Barra e opozitës sot është bërë zëri i shpresës dhe shëmbëlltyra e indinjatës qytetare për tatëpjetën e demokracisë dhe ekonomisë ku po rrëshqet përditë Shqipëria. Çdo ditë një protestë, për të mbërritur më 30 prill në bulevardin e Tiranës, në mesazhin e forcës së arsyes popullore për hapjen e kutive, largimin e Qeverisë, ndalimin e rrënimit ekonomik”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Ben Blushi
Deputeti i PS-së, Ben Blushi, përfaqësues i mendimit ndryshe brenda radhëve të kësaj partie, kërkoi dje në mbledhjen e Asamblesë që statuti i ri i PS-së të përfshijë dhe oponencën kolektive. Por një propozim i tillë, i hedhur për votim, mori mbështetjen e tre anëtarëve të këtij forumi. Ndërkohë që duke u ndalur po në ndryshimet në statut, deputeti Blushi kërkoi që draftprojekti të mos kalonte për votim në këtë mbledhje, me qëllim që të lihej e hapur dhënia e mendimeve mbi një çështje të tillë. Më pas të ishte kongresi i 18 prillit, ai i cili të diskutonte të gjitha propozimet, dhe në fund të miratohej me votim të fshehtë. Por dhe një propozim i tillë nuk u mor parasysh nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare.
Ylli Manjani
Anëtari i AK-së, Ylli Manjani, dha dje dorëheqjen nga posti i kryetarit të komisionit të Ligjeve, i ngritur pranë këtij forumi. “Nuk ka se si të jesh i besueshëm, teksa flet për demokracinë në vend nga njëra anë dhe brenda partisë demokracia nuk ekziston nga ana tjetër. Nuk ka sesi të flasësh për ligj, shtet e Kushtetutë, kur partia jonë i dhunon pa as më të voglën pengesë. Nuk ka se si të flasësh për kryetarët e partive të tjera, kur kryetari ynë shkeli çdo normë e moral, që vetë e vendosëm për të bërë dallimin nga të tjerët. Prandaj për të gjitha këto arsye kam vendosur të dorëzoj detyrën e kryetarit të komisionit të Ligjeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste”, deklaroi Manjani.
Sajmir Tahiri
“Mendimi ndryshe të garantohet me mekanizma, megjithëse është i garantuar në statutin aktual. Por oponenca kolektive që propozohet jo vetëm që s’e mbron mendimin ndryshe, por e bën qëllim në vetvete. Por siç propozohet në oponencë, 2000 anëtarë e çojnë partinë në një proces zgjedhor total. Të konsolidohet institucioni i votës në parti. Votim me kandidatura alternative për të gjitha forumet e zgjedhura të partisë dhe të konsolidohet institucioni i meritokracisë, se komisionet e partisë nuk mblidhen. Ka anëtarë Asambleje mbi 7 muaj që nuk paraqiten në mbledhje. Ka anëtarë partie fiktivë”, mësohet të jetë shprehur deputeti Tahiri në mbledhjen e djeshme të Asamblesë.
Programi
Mendimet dhe opinionet lidhur me hartimin e programit politik të PS-së do të dërgohen me e-maile pranë grupit të punës të ngritur pikërisht për këtë çështje. Një vendim i tillë u mor dje në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
Kongresi
Partia Socialiste ka thirur në 18 prill kongresin për të formalizuar në mënyrë përfundimtare ndryshimet në statutin e saj. Gjithashtu forumi më i lartë vendimarës i kësaj partie do të miratojë dhe programin politik të Partisë Socialiste.