U kap në Shqipëri, Hajati rrezikon dënimin me 30 vjet
08/04/2010 Ngriti firma piramidale në SHBA
SHBA- Gjergj Hajati, shqiptari që u arrestuar nga policia shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, është shpallur fajtor nga gjykata amerikane, e cila ka konstatuar se 31-vjeçari, është autor i hapjes së disa firmave piramidale në SHBA. Hajati nga Roki Hill pranoi fajin para gjykatësit Mark Kravits për akuzën e mashtrimit lidhur me një skemë mashtruese huash në zonën Hartford. Hajati rrezikon të dënohet me 30 vite burg dhe një gjobë 1 milion dollarëshe, për secilën nga 8 akuzat që rëndojnë mbi të. Dënimi për shqiptarin pritet të jepet më 24 qershor të këtij viti. 31-vjeçari u arrestua në vitin 2009 nga policia shqiptare, pasi ndaj tij ishte prerë një urdhër arresti ndërkombëtar nga FBI-ja. Në bazë të hetimeve është provuar se nëpërmjet skemës së mashtrimeve Hajati kishte mashtruar shumë qytetarë dhe vlera financiare arin në 1 milion dollarë.