Vlore, Kryqi hidhet ne det
Rituali i pervitshem i ceremonise se Ujit te Bekuar eshte zhvilluar edhe dje ne qytetin e Vlores. At Konstandin Prifti, kreu i Kishes Ortodokse ne Vlore, ka hedhur ne shenje te ritualit, Kryqin ne det dhe me gjithe te ftohtin nuk kane munguar besimtaret qe jane futur ne uje, per te marre kryqin. Vangjel Dhimitri ka qene besimtari qe ka sfiduar kete vit te ftohtin dhe ka nxjerre nga uji Kryqin.