E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreshen, bora izolon furgonat, nxenesit i shtyne me duar

RRESHEN- Tre furgona të cilët transportonin nxënës shkolle dhe pasagjerë nga qytetit i Rrëshenit në fshatrat periferike të tij kanë mbetur të bllokuar për rreth 40 minuta në vendin e quajtur Prosek, pjesë e aksit nacional Rrëshen- Lurë. Korrespondeti i NEWS24 tregon se rruga të cilën duhej të kalonin furgonat ishte malore dhe tejet e amortizuar, ndërsa ngrica e bënte dhe më të vështirë qarkullimin në të. Rreth 25- 30 nxënësit që ndodheshin në furgona frekuentonin mësimin në shkollën 9 vjecare dhe të mesme që ndodheshin brenda në qytet. Fëmijët kishin përfunduar mësimin dhe së bashku me pasagjerë të tjerë me furgona ishin nisur drej banesave të tyre në fshatrat Perlat, Kthellë. Furgoni që ka prirë nuk ka mundur të vazhdonte rrugën pasi nuk ishte i pajisur me zinxhirë, duke bllokuar kështu për rreth 40 minuta qarkullimin në aksin nacional Rrëshen- Lurë. Pasagjerët kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve vendore ndërsa janë përpjekur të dalin vetë nga situata. Mësohet se nxënësit që ndodheshin në furgona me ndihmën e pasagjerëve të tjerë kanë shtyrë furgonin derisa mjeti ka arritur të kalojë aksin e vështirë. Më pas fëmijët kanë marrë rrugën drejt banesave të tyre në fshatrat përreth. Në Bulqizë reshjet e borës vazhdojnë të bien pa mbarim ndërsa disa komuna janë izoluar nga bora. (s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›