E Diel, 1 Nëntor 2026

Tuneli i Thirrës, PS: Berisha nuk mbajti premtimin. Sot Veriu i izoluar

TIRANE-Partia Socialiste reagoi sot për çështjen e Tunelit të Thirrës pjesë e autostradës Durrës-Kukës, duke kërkuar sqarime se pse ky tunel vazhdon të jetë i mbyllur gjashtë muaj pas përurimit. “Gjatë fushatës zgjedhore, Sali Berisha u premtoi shqiptarëve se Shqipëria do të lidhte me Kosovën përmes rrugës së kombit. Sot, 6 muaj pas zgjedhjeve, të vërtetën e të cilave Sali Berisha e mban fshehur në kutitë e mbyllura të votimit, tuneli që do të lidhje dy vendet tona, gjendet i shembur”, u shpreh deputeti, Asllan Dogjani gjate nje deklarate per shytp nga selia e PS.Sipas PS situata në veri për shkak të motti të keq vështirësohet edhe më shumë me mbylljen dhe shembjet që ndodhën në tunel. “Situata në këtë dimër, është shumë e rëndë për zonat veriore të Shqipërisë. Jo vetëm që rruga e premtuar nga Berisha nuk bashkoi dot edhe këtë dimër Shqipërinë me Kosovën, por është pikërisht kjo rrugë, ai tunel që u shemb bashkë me korrupsionin e kësaj qeverie, që sot mban të izoluar, të ndarë nga pjesa tjetër e vendit, gjithë zonën e veriut”, theksoi deputeti i PS-së. Dogjanë në emër të PS iu referua dhe situatës së përkeqësuar të motit në vend duke theksuar se veriu i vendit është i izoluar nga bora dhe ngrica, ndërsa qeveria vazhdon me heshtjen e saj ndaj këtij tuneli. Në emër të PS, Dogjani kërkoi një përgjigje nga qeveria, pasi festa e Vitit të Ri po afron ndërsa qytetarët e Kukësit dhe zonave të Kosovës nuk kanë me se të lidhen me Tiranën. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›