E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, dëbora izolon dhjetëra fshatra

Nga dëbora janë të bllokuara akset  Kukës-Qafë Mali, Kukës-Krumë-Qafë Prush dhe Kukës-Peshkopi. Ndërkohë të bllokuara janë dhjetëra fshatra në rrethin e Kukësit, si Shishtaveci, Umishti, Lusna, Grykë Çaja, Zapoti, Topojani, etj. Disa prej këtyre fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik. E njëjta situatë paraqitet edhe në Has dhe në Tropojë.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›