E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, u kapën me drogë, arrestohen dy shtetas

Kështu janë arrestuar në flagrancë shtetasit, Ardjan  Fatos Serica, 31-vjeç, lindur e banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes” dhe  M.B, vjeç 18, lindur dhe banuese në lagjen “Beqir Dardha”,Elbasan.Arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli në banesën e tyre, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale 10.6 gramë e llojit Heroinë dhe 323.8 gramë lëndë bimore e dyshuar si Cannabis Sattiva. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›