Vasili: Në sinkron me OBSH-në për masat e marra
TIRANË- Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili dhe Kreu i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të barnave Besnik Jakaj në një konferencë për shtyp për situatën aktuale të krijuar nga reshjet e borës.
Sipas ministrit Vasili, ka një evoluim pozitiv të situates, ndërsa shtoi se po punohet në kushtet e një sakrifice të lartë.
“Situata ka përmirësime, vetëm mbrëmë kemi asistuar një fëmijë në gjendje të rëndë, infermieret 6 orë në borë për ta shpëtuar. Po punohet në kushtet e një sakrifice të lartë”, -tha ministri.
Ai falënderoi edhe përfaqësuesit e Korpusit të Paqes, të cilët janë solidarizuar dhe kanë dhënë ndihmën e tyre për situatën.
“Mirënjohje Korpusit të Paqes për ndihmën, kanë dhënë solidaritet për të gjitha zonat e prekura”, tha më tej Vasili.
Masat e ndërmarra prej Ministrisë së Shëndetësisë janë në sinkron me masat që këshillon Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në, jemi në sinkron me masat e kërkuara prej saj, kemi marrë masat e nevojshme në terren”, tha Vasili më tej.
Ai u shpreh më tej se nga momenti në moment “Do të fillojnë edhe operacionet nga ajri, pasi në mëngjes nuk ka qenë i mundur. Njëkohësisht do vazhdojë edhe shpërndarja e paketave me barna, kompanitë farmaceutike kanë treguar solidaritet me situatën”, tha Vasili.
(ma.ar/BalkanWeb)