E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, 15 studentët dhe pedagogia e intoksikuar nga gazi, dalin nga spitali

KUKËS- 15 studentët dhe pedagogia e tyre e intoksikuar që u shtruan mbrëmjen e kaluar në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit kanë dalë nga spitali dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një orë mësimi në filialin e Universitetit të Kukësit në Fakultetin e Infermierisë, rreth orës 17.00 të ditës së djeshme, kur 15 studentë të moshës 19 – 20 vjec, pas përfundimit të orës mësimore, në momentin e daljes jashtë ambjenteve të Universitetit, kanë patur shenja të vjellash e marrje mendsh.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore në urgjencën e spitalit me serume, oksigjen dhe medikamente të tjera, mjekët kanë konstatuar se shkaku i gjendjes së studentëve është intoksikacioni nga gazi djegës i përdorur për ngrohje.
Në lidhje me këtë ngjarje nga policia gjyqësore e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit kanë filluar hetimet per zbulimin e shkaqeve të kesaj ngjarjeje.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kukës, 15 studentë dhe pedagogia asfiksohen nga rrjedhja e gazit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›