E Diel, 1 Nëntor 2026

Emergjencat, Ruci: Fatkeqësia duhet të na bashkojë, Topalli: Ndërpritet seanca

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë nisi me debate seancën plenare të sotme mes kryeparlamentares Topalli dhe kreut të Grupit parlamentar të PS-së Gramos Ruci, sa i takon situatës së krijuar në veri të verilindje të vendit për shkak të emergjencës së shkaktuar nga bora. Ruci shrehu gatishmërinë e opozitës për bashkëpunim, ndërkohë tërhoqi vëmendje  për mos prezencën e kryeministrit Berisha në sallë. Kryetarja Topalli e ndërpreu duke i thënë se është jashtë rendit të ditës dhe se për një cështje tillë duhet të kishte bërë më parë kërkesë për interpelancë. Në rendin e ditës se Kuvendit parashikohen 10 pika, ndërkohë që ligji më i rëndësishëm që pritet të diskutohet është ai për disa ndryshime në Kodin Civil, pasi kërkon unanimitet nga të dyja palët.

Tashmë, sipas ndryshimeve në Kodin Civil, një person nuk mund ta padisë shpifësin ose fyesin, më vonë se një vit nga kryerja e këtyre veprave, ndërkohë që më parë ky afat ishtë 3 vjet. Deputetët e komisionit të ligjeve, vendosën që në Kodin Penal të dënohen dhe shpifjet në internet përfshi këtu rrjetet sociale si “Facebook”, “Twitter”, “You-tube” etj. Kjo masë parashikohet “në rastet kur cënimi është kryer mes komunikimeve elektronike dhe nëpërmjet internetit, afati I parashikimit llogaritet nga data e publikimit fillesar”, – thuhet në propozimin për shtesë pas shkronjës “dh” të nenin 115.

Në pjesën e dytë të senacës plenare, pritet që opozita të propozojë planin e saj të masave për situatën e krijuar në vend nga bora. PS ka paraqitur dje planin e masave afatshkrutra dhe afatmesme që do ti paraqitet Kuvendit gjatë seancës së sotme, masa të cilat sipas saj i japin zgjidhje situatës së pazakontë të krijuar në veri dhe juglindje të vendit si pasojë e reshjeve të borës.

BORA, RUCI: GATI TË BASHKOJMË FORCAT
Kreu i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruci nga foltorja e Kuvendit, ku ishte i ftuar të fliste për rendin e ditës, i bëri thirrje mazhorancës që të bashkojë forcat me opozitën në situatën në të cilën ndodhet vendi, ndërkohë që shprehu se shqetësimin e mungesës së kryeministrit Berisha në Kuvend.

“Vendi po kalon një situatë jo normale si rezultat i fatkeqësisë. Në një situatë të tillë kreu i ekzekutivit të vendit duhet të vinte në Parlament dhe të informonte për situatën me të cilën ndodhemi dhe të kërkonte edhe mendimin e deputetëve majtas dhe djathsas, dhe fatkeqësia duhet të na bashkojë. Jemi gati të bashkëpunojnë”,- theksoi Ruci.

Topalli e ndërpreu duke i thënë se është jashtë rendit të ditës dhe se për një cështje tillë duhet të kishte bërë më parë kërkesë për interpelancë.

Replikat, Topalli-Ruci
Topalli: Je jashtë rendit të ditës zoti Ruci.

Ruci: Zonjë është fatkeqësi e madhe

Topalli-deputëtëve të PS: Mos bëj ciu ciu

Topalli-Rucit je jashtë rendit të ditës.

Ruci: Kjo fatkeqësi duhet të na bashkojë

Topalli- Po thyen rregulloren e parlamentit Rucio: Bora që ka rënë nuk pyet për procedurën

Topalli: Je jashtë rendit. Ndërpritet seanca.

Kodi Civil dhe ermgjencat nga bora priten debate në Kuvend
Ora 10:40 Kuvendi i Shqipërisë pritet të fillojë senacën plenare në orën 10:00. Në rendin e ditën parashikohen 10 pika, ndërkohë që ligji më i rëndësishëm që pritet të diskutohet është ai për disa ndryshime në Kodin Civil, pasi kërkon unanimitet nga të dyja palët.

Tashmë, sipas ndryshimeve në Kodin Civil, një person nuk mund ta padisë shpifësin ose fyesin, më vonë se një vit nga kryerja e këtyre veprave, ndërkohë që më parë ky afat ishtë 3 vjet. Deputetët e komisionit të ligjeve, vendosën që në Kodin Penal të dënohen dhe shpifjet në internet përfshi këtu rrjetet sociale si “Facebook”, “Twitter”, “You-tube” etj. Kjo masë parashikohet “në rastet kur cënimi është kryer mes komunikimeve elektronike dhe nëpërmjet internetit, afati I parashikimit llogaritet nga data e publikimit fillesar”, – thuhet në propozimin për shtesë pas shkronjës “dh” të nenin 115.

Në pjesën e dytë të senacës plenare, pritet që opozita të propozojë planin e saj të masave për situatën e krijuar në vend nga bora. PS ka paraqitur dje planin e masave afatshkrutra dhe afatmesme që do ti paraqitet Kuvendit gjatë seancës së sotme, masa të cilat sipas saj i japin zgjidhje situatës së pazakontë të krijuar në veri dhe juglindje të vendit si pasojë e reshjeve të borës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›