E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekti ne rrjet, Uji i Ftohte ne erresire

VLORE- Pushuesit e zones se Ujit te Ftohte dhe banoret vendas, kane mbetur pa drita dhe uje te pijshem si pasoje e nje avarie ne rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Kjo situate e renduar eshte paraqitur ne oren 06:00 te dites se djeshme dhe ka vazhduar deri ne oret e vona. Burime nga OSSH-ja pohojne se shkak i anomalive ka qene renia ne mase e kabullit te energjise qe furnizon zonen e Ujit te Ftohte. Per kete shkak, mungesa e energjise eshte shoqeruar dhe me nderprerjen e furnizimit me uje te pijshem, per shkak te stakimit te pompave te ujesjellesit qe punojne me korrent. Specialiste dhe punonjesit e OSSH-se kane punuar gjate gjithe dites per riparimin e defektit, duke arritur qe ne mbremje te rikthehet furnizimi i zones me energji elektrike. Kjo dukuri eshte perseritur gjate ketij sezoni, pasi edhe ne zonen Zvernecit eshte vjedhur tre here kabullin elektrik. Mungeses se dritave dhe ujit te pijshem i eshte shtuar dhe urdhri me i fundit per orarin e kufizuar ne diskot e nates per shmangien e ndotjes akustike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›