E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koplik, aksident me makinë, 1 e vdekur 1 i palgosur rëndë

KOPLIK - Një e vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti automobilistik të ndodhur mesditen e sotme në qytetin e Koplikut të rrethit të Malësisë së Madhe.

Viktima është 22-vjecarja Elona Demaj nga fshati Grizhë e ndërsa i afërmi saj ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Sipas policisë 2 kushërinjte teksa udhëtonin me një mjet tip benz 240 me targa të Malesisë së Madhe 1067 D kanë dalë jashë rruge ku sipas deshmitarëve në vendngjarje automjeti është rrotulluar disa herë duke përfunduar me pas në një fushë të hapur.

Si pasojë e plagëve të rënda në trup ka gjetur vdekjen në vend Elona Demaj, e cila ishte pasagjere ndërsa kushëriri i saj që drejtonte mjetin është dërguar në spital me plagë të rënda në trup.

Sipas grupit hetimor në vendngjarje shkak është bërë shpejtësia e madhe nga ana e drejtuesit të mjetit i cili nga pakujdesia ka humbur kontrollin ndërkohë aksi në të cilin ndodhi aksidenti ishte në rikonstruksion.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›