Zgjedhjet, PS pret të zyrtarizojë kandidatët
TIRANË- Burime nga Selia Rozë kanë bërë të ditur se pak a shumë janë përcaktuar edhe zonat e lira për aleatët. Opozita duhet të zyrtarizojë kandidatët deri në 28 mars kur është dhe afati i fundit i regjistrimit të tyre në KQZ.
Burime nga PS thonë se bashkitë kryesore thuajse janë përcaktuar ku në të shumtën e rasteve do ketë rikandidime të kryetareve aktualë si në Tiranë me Edi Ramen, Elbasani me Qazim Sejdinin, Durrësi me Vangjush Dakon, Fieri me Baftjar Zeqon dhe Korca me Niko Peleshin.
Bashkia e Shkodrës ende nuk ka ndarë kandidatin që do garojë në këto zgjedhje. Kryesia e PS do të diskutojë nesër edhe në lidhje me qendrimet e metejshme politike të partisë pas ftesës së fundit të bërë nga Astrit Patozi.
Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se kryetari i PS dhe aktualisht kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama do shpallë kandidaturën e tij zyrtarisht në 8 prill.
Por, ende nuk bëhet akoma e ditur nëse do të publikohet sot lista e kandidatëve për zgjedhjet apo do të lihet për nesër. Mbledhja e kryesisë ka nisur reth orës 18:00 dhe pas saj pritet që kryetari i PS Edi Rama të mbajë një konferencë për mediat.
(e.m/BalkanWeb)