Koplik, humb jetën 22-vjeçarja në aksident

Një aksident me pasojë vdekjen e një 22-vjecareje është shënuar pak minuta më parë në Koplik.
Elona Demaj ka humbur jetën ndërsa në makinën në të cilën udhëtonte, është përplasur me një automjet tjetër.
Duke iu referuar burimeve të “Ora News”, 22-vjecarja ka ndërruar jetë pa mundur të transportoheshe për në spital. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Llazan në Koplik.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit, si dhe ka marrë në pyetje dy drejtuesit e mjeteve.