Zgjedhjet, misioni i vëzhguesve ODIHR vjen në Tiranë
TIRANE- Misioni vëzhgues i ODIHR-t, që do të monitorojë zgjedhjet vendore të 8 majit do të mbërrijë në Tiranë në datat 27-28 mars, ndërsa të martën më 29 mars do të bëhet prezantimi publik i tij. Ky mision afatgjatë, që kryesohet nga amerikani Jonathan Stonestreet, përbëhet nga 50 vëzhgues, të cilët do të monitorojnë situatën parazgjedhore në Shqipëri në të gjitha aspektet.
Ndërsa për ditën e votimit (8 maj) pritet të mbërrijnë në Shqipëri dhe 400 vëzhgues të tjerë afatshkurtër, që do të monitorojrnë nga afër mbarëvajtjen e procesit ditën e zgjedhjeve.
Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR-it) pritet të mbajë të martën një konferencë për shtyp, në të cilën kryesuesi Stonestreet pritet të hapë formalisht misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore të 8 Majit në Shqipëri.
Pas prezantimit publik të martën, misioni vëzhgues do të takohet me aktorët kryesorë të politikës në vend. Kryesuesi i misionit amerikani Jonathan Stronestreet, aktualisht mban detyrën e këshilltarit të lartë në qendrën e ODIHR-it në Varshavë.
(s.g/atsh/balkanWeb)