E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e madhe, banorët sërish në protestë për shpronësimet

TIRANE- Pronarë të ligjshëm të tokave në zonën perëndimore të Liqenit Artificial kane protestuar edhe sot kundër punimeve që po bëhen për hapjen e rrugës ku do kalojë Unaza e Madhe e Tiranës.

Pronarët e ligjshëm kërkojnë pezullimin e punimeve dhe hyrjen në negociata me autorietet për dëmshpërblimin për tokën ku do kalojë Unaza e Madhe. Ata thonë se nuk janë kundër ndërtimit të kësaj rruge por shtojnë se nuk kanë informacion se ku do të kalojë kjo unazë, dhe sa do të jetë sipërfaqja e tokës që do u preket, si dhe kërkojnë kompensim. Edhe sot gjate zhvillimit te protestes u vu re një prani forcash policore për te moslejuar një konfrontim të mundshëm

Ndërtimi i Unazës së madhe në Tiranë prek dhe një pjesë të Kopshtit Botanik, për të cilën shumë qytetarë kundërshtojnë prishjen e tij.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›