Pedagogët me tituj shkencorë, mundësi punësimi në Itali
TIRANË- Pedagogët shqiptarë do të konkurrojnë për të ofruar mësimdhënie në universitetet italiane. Ministria e Arsimit bën të ditur se së shpejti do të krijohet mundësia e aplikimit për stafin akademik shqiptar që kanë tituj shkencor.
Duke iu referur notës verbale të Ambasadës italiane në Tiranë, konfirmohet se ligji mbi reformimin e universiteteve italiane parashikon që edhe pedagogët e huaj mund të konkurrojnë për të dhënë mësim pranë këtyre strukturave të arsimit të lartë. Kjo me kusht që të zotërojnë një pozicion universitar në vendin e origjinës, të barasvlershëm me atë për të cilin konkurrojnë në universitetet italiane.
Në Itali ekzistojnë tri nivele të profesoratit universitar: "punonjës kërkimor", "asistent profesor" dhe "profesor".
(m.a/ata/BalkanWeb)