E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hathaway është Catwoman

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 12:30

Regjisorët e filmit “Batman: The Dark Knight Rises” (Batman: Rikthehet Kalorësi i Errët) dihej se kishin përzgjedhur aktoren Anne Hathaway, për rolin e Catwoman (Gruas Mace), megjithëse deri më tani nuk kishte asnjë pamje të aktores me kostumin e këtij personazhi.

Por studioja filmike Warner Bros tashmë ka publikuar në media edhe fotot e para zyrtare të këtij personazhi filmik, i cili në dy vazhdimet e mëparshme të Batman interpretohej nga aktoret Michelle Pfeifer (1992) dhe Halle Berry (2004).

Hathaway po ushtron pesë ditë në javë për të qenë sa më në formë për interpretimin e rolit të saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›