E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kopshtin e vishnjave”, përgjigje për gjymtime...

30/03/2009  Ka shumë “Kopshte vishnjash” që bëhemi gati ti presim, çfarë të bëjmë kur “pronarët e rinj” arrijnë? Të tërhiqemi apo të bëjmë aleancë me ta, ti luftojmë fitimtarët e shekullit që sapo ka filluar? Shfaqja “në mënyrë simbolike paraqet ‘kompleksin e kopshtit’ që ka të bëjë me gjymtimin psikologjik dhe shpirtëror që i krijohet njeriut kur humb gjënë më të mirë të vetes apo të jetës: një pronë, një pasion, një profesion, një ëndërr”.

Ne sot nuk jemi në gjende tu japim përgjigje pyetjeve të dikurshme që janë bërë aktuale. Si ti shpëtojmë librat dhe bibliotekat? ǒtë bëjmë me teatrin dhe sallat?

Të vendosur në një betejë vlerash, vetëm kryeveprat lejojnë tu afrohemi problemeve që rikthehen. Kjo filozofi duket se ka bërë regjisorin Kiço Londo të rizgjedhë edhe një herë veprën e njohur të Çehovit për ta ngjitur në skenën teatrore. Këtë herë ai e sjell atë në një variant krejt të ri dhe jo në Teatrin Kombëtar, por në atë të Metropolit.

“Kopshti i vishnjave” do të vijë premierë për publikun bashkë me inaugurimin e teatrit dhe do të shfaqet nga 2 prilli deri më 3 maj. “Ka shumë ‘Kopshte vishnjash’ që bëhemi gati ti presim, çfarë të bëjmë kur “pronarët e rinj” arrijnë? Të tërhiqemi apo të bëjmë aleancë me ta, ti luftojmë fitimtarët e shekullit që sapo ka filluar?”, -nënvizon në një prezantim të shfaqjes Londo, ndërsa shpjegon se shfaqja “në mënyrë simbolike paraqet “kompleksin e kopshtit” që ka të bëjë me gjymtimin psikologjik dhe shpirtëror që i krijohet njeriut kur humb gjënë më të mirë të vetes apo të jetës: një pronë, një pasion, një profesion, një ëndërr”.

Me humbjen e kopshtit “pronarët e vjetër” humbin ëndrrën, prejardhjen, identitetin, që nuk janë çështje materiale, por psikologjike, botëkuptimore.

Edhe jeta e njerëzve të artit nuk ka kuptim pa dedikimin ndaj profesioneve tona. “A duhet të mësojmë deri në fund mençurinë e të larguarit nga ato, të heqjes dorë, apo të vazhdojmë deri në fund? Kur shohim njerëz të artit që kanë hequr dorë nga “iluzionet e kaluara” dhe janë bërë pasanikë duke u marrë me tjetër gjë, këmbëngulja jonë mund të duket e dyshimtë, por kultura nuk është ideologji, që i iku mosha apo koha dhe të merresh me të në kohëra të vështira kur ajo perëndon përkohësisht”, - vijon Londo, ndërsa duket sikur më tepër se për këdo këtë vepër e sjell për artistët, duke dashur tu japë përgjigje pyetjeve që ata më së shumti ngrenë. Për të kjo është të kesh shijen e “fisnikërisë së dështimit”, të cilën japonezët e quanin “virtyti numër një i heroit”. “Njerëzit e teatrit që besojnë ende në fuqinë e skenës, duken si mbretër të ringjallur, që kanë qenë të eliminuar nga "partizanët e së dobishmes", të cilët u presin kokën pemëve. Megjithatë, ata harrojnë se teatri më tepër se një art është një qëndrim i njeriut përballë jetës. Ky qëndrim është i shenjtë”. E kështu për regjisorin secili është mbret më vete, “ndonëse drita sallash fiken përgjithmonë dhe spektatorët janë gjithnjë e më të rrallë. Teatri është një kopsht vishnjash, një kopsht vishnjash i besueshëm”.

“Kopshti i vishnjave” do të ngjisë në skenë emra aktorësh si Eni Jani, Alban Krasniqi, Loredana Gjeçi, Roland Saro etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›