E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelekom shënon 18 mijë abonentë interneti

30/03/2009  Investimet e “Çalik Holding”

Me investimet e saj dhe ndihmën konkrete për ekonominë e Shqipërisë, një prej kompanive të korporatës së “Çalik Holding”, Albtelekom është tashmë kompania lider në fushën e internetit. Me shërbimet e cilësisë së lartë të ofruara pa ndërprerje, me infrastrukturën e fuqishme teknike dhe fushatat speciale, po e shton përditë ndikimin në tregun e abonentëve individualë apo institucionalë. Sipas burimeve zyrtare të korporatës, pas investimeve të kryera, abonentët e shërbimit ADSL të Albtelekom në muajin gusht 2008 shënonin shifrën e 1500 personave. “Në dhjetor 2008 Albtelekom shënonte 18110 abonentë të këtij shërbimi duke marrë kryesimin në këtë treg në një kohë shumë të shkurtër. I gjithë ky shtim i numrit të abonentëve me gjithë rritjen e sasisë së shërbimeve ka sjellë rritjen serioze të vlerës së Eagle Mobile dhe Albtelekom në treg”, theksojnë burimet zyrtare. “Çalik Holding” në vitin 2007 me blerjen e Albtelekom-it, operatorit më të madh të telefonisë fikse dhe internetit dhe në kuadër të kësaj kompanie edhe Eagle Mobile me qëllim bërjen e tij operatorin më të përzgjedhur në Shqipëri, investoi në vend më se 50 milionë euro. “Çalik Holding”, që po vijon me gjithë shpejtësinë investimet me Eagle Mobile brenda vetëm 6 muajve duke ngritur më se 300 antena dhe stacione sinjali dhe duke arritur në 11 muaj 386 mijë abonentë, ka për qëllim të ofrojë shërbimin më cilësor me çmimet më të arsyeshme për opinionin shqiptar. Eagle Mobile me këtë sukses ka fituar edhe një çmim në Shqipëri. Eagle Mobile arriti në një mbulim për 6 muaj, të cilin kompanitë konkurrente e kanë përfunduar nga 2 vjet deri në 2 vjet e gjysmë dhe këtë e ka kryer me rrjetin e saj dhe duke mos bashkëpunuar me asnjë kompani tjetër. “Çalik Holding” me investime të mëdha në energjetikë, konstruksion, financë, tekstile dhe fushën mediatike në Turqi dhe ato në zona të tjera të rajonit, suksesin e arritur në fushën e telekomunikacionit në Shqipëri, e ka kremtuar me një festë të madhe me rastin e 1-vjetorit të Eagle Mobile më datë 12 mars 2009. “Çalik Group” i jep një vlerësim të lartë dhe rëndësi strategjike projekteve në Shqipëri, e cila shihet si një derë e hapur për mundësi të reja drejt Evropës. “Çalik Holding” e sheh Shqipërinë si një derë që është hapur drejt Evropës dhe po i vijon investimet e tij me shpejtësi të plotë në Ballkan”, - theksuan burimet.

Mundësitë e reja

Me gjithë përqendrimin në sektorët e telekomunikacionit dhe sistemit bankar, për të sjellë më shumë shërbime cilësore për popullin shqiptar, me investimet e kryera në teknologji edhe në burimet njerëzore, ashtu siç e ka theksuar edhe më parë, “Çalik Holding” është në kërkim të mundësive të reja të investimit.

Investimet

Me investimet në sektorin e telekomunikacionit dhe në fushën financiare “Çalik Holding”, një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri në më pak se dy vjet më parë, kur bleu kompaninë e vetme të telefonisë fikse Albtelekom, ka investuar vetëm për Eagle Mobile rreth 50 milionë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›