Promovohet edhe libri mbi hebrenjtë në Shqipëri
30/03/2009 Një rrugë në Berat merr emrin “Hebrenjtë”
Numri i hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri e veçanërisht në Berat gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk është i paktë. Ndaj jo më kot herë pas here organizohen edhe veprimtari lidhur me këtë pikë të historisë sonë të përbashkët.
Një aktivitet i tillë është organizuar të shtunën në Berat nga Bashkia e Beratit dhe Konsullata e Nderit e Izraelit. Me këtë rast u zbulua pllaka për emërtimin e një rruge të qytetit të Beratit me emrin “Hebrenjtë”, ndërsa në galerinë e arteve u promovua libri “Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri”, përmbledhje studimesh.
Në aktivitet morën pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit, prof. dr. Neritan Ceka, ambasadorja e Izraelit Armira Arnon, kryetari i Bashkisë së Beratit Fadil Nasufi dhe një grup studiuesish, autorë të librit rreth historisë së hebrenjve në Shqipëri.
Fati i hebrenjve...
“Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës”, një libër me rreth 300 faqe me studime dhe dokumente më të reja të zbuluara për fatin dhe lidhjet e hebrenjve me shqiptarët dhe Shqipërinë, tashmë gjendet në libraritë kryesore të vendit.
Botimi i librit është mundësuar nga ambasada e SHBA-ve si dhe Konsullata e Nderit e shtetit të Izraelit në Shqipëri. Libri ka marrë shkas nga konferenca shkencore me titull: “Berati për shpëtimin e hebrenjve”, që u zhvillua vitin e kaluar, por që është pasuruar me materiale, të dhëna e dokumente të tjera, që e sjellin argumentin në formatin shkencor. Libri është përgatitur nga gazetari Naim Zoto nën përkujdesin shkencor të prof. dr. Shaban Sinanit, studiues në shkallë ndërkombëtare për çështjen e hebrenjve në Ballkan. Hartuesit e librit bëjnë publike studimet më të reja për fatin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u fokusuar në sjelljen shqiptare ndaj holokaustit nazist, sjellje që ka mahnitur Perëndimin. Në parathënien e librit citohet ambasadori amerikan Xhon L. Uidhers, i cili, duke iu referuar mikpritjes dhe mbrojtjes që shqiptarët u bënë hebrenjve të rrezikuar para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, në këtë konferencë është shprehur: “Bota do të kishte qenë një vend shumë më i mirë, nëse do të kishte vepruar në atë kohë ashtu siç veproi Shqipëria.”
Në librin “Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës” gjenden të dhëna dhe studime mjaft interesante mbi aspekte të historisë së hebrenjve në Shqipëri, nga autorë e historianë, si prof. dr. Ferit Duka, prof. dr. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Kostas Giakoumis, prof. dr. Shaban Sinani, prof. dr. Jovan Basho etj. Libri paraqet gjendjen e dijes vendëse për këtë çështje dhe shënon përpjekjen e parë për ta nxjerrë diskutimin nga vullnetarizmi në mendimin kritik shkencor, të krahasueshëm me të njëjtën shkallë studimesh në botë mbi shkaqet e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri.
Duke lënë mënjanë rrëfimet dhe motivimet folklorike që kanë karakterizuar deri vonë nismat për të shpjeguar fenomenin “Shqipëri” në sjelljen ndaj hebrenjve, libri “Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës” shënon një kontribut themelor për të pasur një histori realiste dhe të mbështetur në kritere shkencore. Libri është koherent në përmbajtje, pavarësisht nga shumësia e autorëve. Ai ka tejkaluar si madhështinë artificiale dhe albanocentriste folklorike tradicionale të asaj dukurie që ndodhi në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu dhe kufizimet ideologjike të dikurshme dhe të njëjtat kufizime, tashmë me theksim çmitizimin, në fakt zhbërjen e një fakti historik që perceptohet gabimisht si mit.
Një nga vlerat kryesore të librit lidhet me përfshirjen në të të një bibliografie gati shteruese. Në rreth 20 faqe jepen mbi 300 autorë dhe tituj veprash referenciale për historinë e hebrenjve dhe veçanërisht marrëdhëniet e tyre me shqiptarët në Ballkan. Bibliografia është hartuar nga prof. dr. Shaban Sinani. Gjithashtu për çdo artikull të librit ka edhe një përmbledhje të tij në anglisht ose anasjelltas.