E Diel, 1 Nëntor 2026

Korça binjakëzohet me Los Alkazares

09/04/2005  KORÇË - Binjakëzimi i Bashkisë Korçë me atë të qytetit Los Alkazares, në Spanjë, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave, ka qenë qëllimi i takimit të zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Korçës. Ka qenë kryebashkiaku i këtij qyteti, Robert Damo, i cili së bashku me kryetarin e këshillit bashkiak, Gjergji Mero, kanë pritur një delegacion të ardhur nga shteti spanjoll, i kryesuar nga nënkryetari i këtij qyteti, Alfredo Janko Puras. Damo ka bërë një panoramë të shkurtër mbi jetën kulturore, ekonomike dhe trashëgimore të qytetit më të madh juglindor të vendit. Në vazhdim e ka marrë fjalën numri dy i bashkisë së Los Alkazares, zoti Puras, i cili ka falenderuar për këtë lloj bashkëpunimi, i cili pritet të jetë shumë frytëdhënës për të dy këto institucione. Ky binjakëzim për bashkinë Korçë, sipas Damos, do të jetë një hap tjetër drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e Korçës. Gjatë këtij procesi, i cili pritet të fillojë në muajin qershor të këtij viti, do të bëhet e mundur shkëmbimi i eksperiencës dhe i stafit administrativ ndërmjet dy institucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›