E Diel, 1 Nëntor 2026

KRRT, rregullore për konkursin e Qendrës së Durrësit

09/04/2005  Parashikohen edhe ndërtimi i apartamenteve për të pastrehët

DURRËS - Departamenti i urbanistikës pranë bashkisë së Durrësit do të përgatisë rregulloren e konkursit për të ardhmen e qendrës së qytetit. Gjatë shqyrtimit të kërkesave për leje ndërtimi dhe leje sheshi ndërtimi, që janë diskutuar në KRRT e bashkisë është propozuar edhe diskutimi i rregullores së konkursit për planin urbanisitik. Urbanistë, arkitektë dhe inxhinierë të specialiteteve të ndryshme kanë paraqitur idenë e ndryshimit të qendrës dhe detyrimin e ndërmarrjes së një projekti për ta bërë atë sa më funksionale. KRRT nuk ka caktuar ndonjë datë për kohën e paraqitjes së rregullores, e cila do të pasojë me konkursin, por është thënë se plani për qendrën e qytetit do të duhet të jetë prioritet i studimit dhe më pas investimit.

Në të njëjtën mbledhje, anëtarët e KRRT kanë miratuar edhe dy studime shumë të rëndësishme për ndërtimin e një kompleksi ndërtesash për të pastrehët si dhe studimit për pyllëzimin e pjesës perëndimore të Kodrës së Vilës. Numri i madh i familjeve të pastreha në Durrës ka nxitur bashkinë të afrojë studimin për një grup banesash në zonën e Shkozetit, që mendohet edhe si zona më e përshtatshme për sistemimin e një pjesë të familjeve të pastreha.

Në Durrës janë rreth 1200 familje që jetojnë në banesa që tashmë u janë kthyer ish-pronarëve, por që këta të fundit ende nuk kanë mundur të marrin pronat e tyre. Krahas kësaj kategorie një pjesë e të cilëve gjenden në konflikt me pronarët, pasi nuk kanë liruar

banesën, në Durrës ka edhe shumë familje të tjera që kanë depozituar kërkesë për zgjerim apo banesë më vete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›