E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr per bisedimet. Prishtine deshtojne te dy rezolutat

Shtatë orë debate në Kuvendin e Kosovës nuk kanë sjellë asnjë përafrim në qëndrimin e pozitës dhe opozitës për nisjen e dialogut Prishtinë-Beograd. Seanca e cila ka kaluar në një atmosferë tensioni dhe polemikash, ka përfunduar me miratimin me 60 vota të mazhorancës qeverisëse të një propozimi të kreut të Kuvendit Jakup Krasniqi, pasi asnjë nga dy rezolutat e paraqitura nga PDK dhe Vetvëndosja nuk ka gjetur konsensus.

Sipas propozimit të Krasniqit, grupet parlamentare dri të enjten duhet të harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe të dalin me një rezolutë të përbashkët.  Edhe ky propozim nuk u mbështet nga deputetët opozitarë që bisedimet me Serbinë i konsiderojnë të ngutshme, të papërgatitura dhe vetëm në interes të Serbisë, e cila synon që përmes këtyre bisedimeve të marr statusin e vendit kandidat për në BE.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se bisedimet me Serbinë janë të domosdoshme për proceset integruese evropiane por edhe për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian. Ndërsa opozita refuzon bisedimet me Serbinë dhe duket e vendosur të mos hyjë në marrëveshje me Qeverinë.

“Në këtë gjendje si është thirrur kjo mbledhje nuk ka mundur për hesap timin të ketë një përfundim tjetër por këtij përfundimi që të studiohen të gjitha idetë që u dhanë dhe që në kohën e duhur të krijohet një dokument I Kuvendit I cili do të sanksionoi edhe formatin e bisedimeve, edhe parimet, edhe kornizën në mënyrë që të marrë përgjegjësi edhe për ratifikimin ose jo të rezultateve të bisedimeve në fund", tha Sabri Hamiti, GP i LDK-së.
 
“Një gjë që duhet ta kemi parasysh është se negociatat të cilat janë planifikuar të fillojnë nesër me vizitën e Edita Tahirit në Bruksel ku do të takohet me Ekipin Negociator të Serbisë në këto rrethana nuk kanë kurrfarë legjitimiteti për shkak se kurrfarë “PO”-ja, kurrfarë drite e gjelbër nuk iu dha këtyre e negociatave nga Kuvendi i Kosovës", u shpreh Visar Ymeri,  GP i Vetëvendosjes.
 
Kritik nga fillimit të shpejt të bisedimeve ishin edhe deputetët e pozitës, Fatmir Limaj dhe Flora Brovina të cilët kërkuan që ato të kushtëzohen me zhbërjen e strukturave paralele, zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe kthimin e regjistrave civil e kadastral të cilat Serbia i ka marrë me dhunë nga Kosova gjatë luftës.
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se rruga e Kosovës për në Bruksel kalon nëpër Tiranë, por, sipas tij, qeveritarët po e kanalizojnë Kosovën në shtegun që e çon drejt Brukselit përmes Beogradit.  Debatit të gjatë përpos argumenteve nuk I ka munguar edhe gjuha e ashpër, e as fyerjet mes deputetëve.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›