E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kultivonte hashash, në pranga 58-vjeçari

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap me 486 rrënjë bimë narkotike.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 58-vjeçari Mirash Mani, nga fshati Kir në Shkodër pasi gjatë kontrollit të ushtruar, në afërsi të banesës së tij, janë gjetur 486 rrënjë cannabis sativa.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 58 vjeçarit, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "kultivim të bimëvë narkotike"
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›