Shkatërron urën për të marrë hekurin për skrap
18/08/2011 Policia arreston 34-vjeçarin
GRAMSH- Një urë bie pre e një sulmi për skrap në një fshat të largët të Gramshit. Policia e komisariatit të Gramshit po ndjek penalisht Abas Çokun, 34 vjeç, banues në fshatin Nartë në të komunës Skënderbegas në Gramsh. Ky shtetas është kapur duke vjedhur disa tuba hekuri me përmasa të ndryshme, me qëllim shitjen për skrap. Sipas policisë, sasinë e hekurit e kishte marrë në një urë të vjetër, në vendin e quajtur “Bishti i Nartes” në fshatin Nartë të komunës Skënderbegas Gramsh. Burri i kishte prerë dhe ishte duke i transportuar tubat kur është zbuluar nga policia. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.