Policë anti-huliganë në ‘Euro 2012’

Zëvendësdrejtori i Komitetit ukrainas për përgatitjen e këtij evenimenti, Aleksander Birsan ka folur më hollësisht rreth kësaj ideje. “Ky departament policor ka për detyrë që t’i monitorojë huliganët në regjistrat ukrainase dhe evropiane”, tha ai.
Birsan ndër të tjera ka nënvizuar se krijimi i Nfip (ky është emri i repartit policor) ka qenë iniciativë e UEFA-s. “Në bazën e të dhënave të Nfip, të gjithë huliganët janë regjistruar emër për emër dhe UEFA do të na japë informacione në rast se dëshirojmë t’i evitojmë disa tifozë që shkojnë në stadium për të krijuar probleme”, shtoi ai.
Nfip e ka filluar aktivitetin e tij dhe në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Shakhtar Donetsk dhe Zenit Saint Petersburg, e zhvilluar më 19 tetor, i ka evituar shtatë tifozë rusë, që ishin konsideruar të rrezikshëm para se ta kalonin kufirin.