E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti i Leonardos, për një PSG të madh

Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo, e ka bërë gati projektin e tij për ta ngritur në nivele të larta ekipin francez. Ish trajneri brazilian planifikon t’i transferojë në kryeqytetin francez yjet e ‘vjetra’, David Beckham dhe Leite Kaka.

Sipas të përditshmen spanjolle ‘El Pais’, ish trajneri i Milanit dhe i Interit po i bën presion mesfushorit brazilian që ta lë Madridin për të zbarkuar në Paris.

Ish ‘Topi i Artë’ duket se po mendon për këtë ide, përkundër faktit se shpesh e ka përsëritur dëshirën për të qëndruar në Santiago Bernabeu. Ai nuk ka luajtur gati që një muaj për shkak të një lëndimi.

Rrugën e Kakas drejt Parisit mund ta ndjekë edhe David Beckham, i cili e përfundoi eksperiencën në Los Angeles Galaxy dhe mund të kthehet në Evropë. Përpos këtyre dy yjeve, Leonardo po mendon edhe për trajner. Këtë post nga janari mund ta marrë Carlo Ancelotti, aktualisht i papunë, pasi u shkarkua muaj më parë nga detyra e trajnerit në Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›