Korccë, mbyllet 2 ditë pas përurimit shkolla 9- vjeccare
>Vetëm dy ditë pasi ishte përuruar mbyllja e punimeve rikonstruktuese, Drejtoria e Shëndetit Publik ka vendosur mbylljen e procesit mësimor në shkollën 9- vjeçare, "Sevasti Qiriazi". Shkak për këtë masë është bërë lagështia, e cila është tej normave të lejuara dhe ka alarmuar prindërit, nxënësit dhe Drejtorinë e Shëndetit Publik.
Pas shqetësimit të tyre, inspektorati i Higjienës ka kryer analizat, që ashtu si pritej kanë dalë tej normave të lejuara të përmbajtjes së lagështisë. Kështu nga 60% që është norma e lejuar e lagështisë, matjet tregonin se ato arrinin deri 90% dhe temperatura është 15 gradë larg temperaturës së lejuar për zhvillimin e procesit normal në këto ditë dimri. "Rikthimi i nxënësve në godinën e porsa rikonstruktuar do të krijonte probleme shëndetësore për ta"- bëjnë të ditur burime nga Shëndeti Publik. Kështu nxënësit janë rikthyer sërish në mjediset e dy shkollave të tjera, duke vazhduar mësimin pasdite. Mësimi në mjediset e reja të kësaj shkolle parashikohet të fillojë gjatë sezonit të pranverës. Njëherësh është lënë detyrë nga inspektorati që të vihet në punë kaldaja deri në tharjen e lagështirës së tepërt brenda mjediseve mësimore.