E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshirja në politikë e familjeve fisnike të kombit, si vlerë e domosdoshme e demokracisë

>Nga Besim NDREGJONI
Fisnikëria dhe shqiptaria janë lidhur fort, në një organizëm virtual,duke udhëtuar së bashku që nga ilirët, arbërit e deri me sot! Në rrugën e gjatë të kombit tonë, vlerat prej të cilave janë frymëzuar brezat kanë kultivuar viganë të jetës publike, politike, artistike, ushtarake dhe humanitare. Familja e Kastriotëve i dha kombit shtetin për 25 vite në krah të kombeve të tjera, ndaj dhe e vlerësojnë vazhdimisht si brenda dhe jashtë vendit, gjë për të cilën ne krenohemi. Fisnikëria, si tërësia e vlerave më të larta njerëzore, kultivohet dhe identifikohet në rrethana të vështira, fakt që haset veçanërisht në historinë e kombit tonë. E pushtuar për 5 shekuj, fisnikëria e trashëgoi, ruajti e kultivoi flamurin e Skënderbeut. I ruajtur brez pas brezi, përmes një kodi zakonor dhe vetësakrifikimi, atij të besës dhe trimërisë, që bashkë me famën e Skënderbeut kultivuan identitetin tonë kombëtar, që  rezultatin e dha në Pavaresinë Kombëtare. Mijëra burra dhe gra shqiptare u rritën, jetuan, luftuan dhe dhanë jetën e tyre në emër të identitetit kombëtar. Qenë fisnikët e kombit, ata që shoqëruan Ismail Qemalin për afirmimin e Pavarësisë në oborret e Europës; Isa Boletini nga Mitrovica dhe Sulo bej Çeprati nga Vlora. Ja si këndohej porosia e Ismail Qemalit: Dua nja dy djem fisnikë, që të merren me tregti, të jenë trima e të zgjuar, që të mos ua hedh njeri. Dhe po qe se vdes andej, do të më sjellin në Shqipëri
U  bëj thirrje Presidentit Sejdiu dhe Kr/ministrit Thaçi që eshtrat e të Madhit Isa Boletini të prehen në Mitrovicë pranë Kullës së tij, prej nga ai u nis si shqiponjë drejt Londrës, ku i tregoi diplomacisë botërore se fisnikët shqiptarë edhe pse pa universitete europiane, apo akademi ushtarake perëndimore, nuk i çarmatoste dot diplomacia botërore, sepse luftonin për mbrojtjen e Kombit. Qenë fisnikët, ata që nën udheheqjen e mendje ndriturit, Ahmet Zogut i dhanë kombit shtetin e parë ligjor ku sundonte drejtësia, paqja, konkurenca e lirë, demokracia, kohë në të cilën u kultivuan vlerat më të larta të gjenezës shqiptare, ku u standartizuan vlerat ligjore dhe shtetërore ndërkombëtare dhe perëndimore. Nuk mund të harrohen kontributet e familjeve të mëdha fisnike në mbrojtje të truallit amëtar, që nuk mund ti përmend dot të gjithë; Luarasi, e Butka, (Kolonjë); Qiriazi e Gërmenji ( Korçë), trashgimtarët e Arianitëve (Vranajt),Kokoshi, Sharra, Xhyheri,Gjonzeneli, Ahmet Lepenicës, Pashaj, Qataj, Agaj, Shaskaj (Vlorë), Delvina e Kasimati (Delvinë),Topulli, Dosti, Kokalari, Harshova, (Gjirokastër), Alia, Xhilaga, Karasani, 9 malet e Dibrës, Markagjoni ( Mirditë),Toptani, Petrela, Mulleti, (Tiranë), Kupi, Merlika,( Krujë), Sokoli, Kazazi, Çoba, Lluja, Myftia, Koliqi, HasanI, Isufi( Shkoder), bajraktarët e Shoshit, Hotit, Nikaj, Mërturit, Krasniqes(,Mirditë), Vrioni në Fier ;Vërlacët, Biçakçinjtë, Xhuvanët, Dodbibët (Elbasan,) Spahiu, Bajraktari, Lita (Kukës). Hekali, Fratari, Klosi (Mallakastër), Myshketa e Deliallisi Durres; Boletini, Prishtina, Pejani, Mitrovica, Kryeziu, e deri tek Familja Jashari, familja legjendare me heroin, Mit i Termopileve shqiptare, që u bë shembull në të gjithë Europën për sakrificën në mbrotje të Lirisë, Kurse në Çamëri janë: Dino, Prronjo, Murati, Demi, Mazreku e Plaku.  Mirënjohje dhe respekt Elitës së Kombit. Shumë janë ata të cilët kanë identifikuar vlerat autentike dhe tipike të kombit shqiptar, si Bajroni, i cili i quan bijtë e Iskanderit, bijtë e shqipes, por janë shumë edhe ata që e kanë luftuar kombin dhe identitetin  tonë pikërisht në pikën më të fortë e konkretisht në masakrimin e dhunën ndaj familjeve dhe bijëve fisnikë të tij.  
Kombit tonë si mjaftonin pushtimet e gjata, por si një hije e zezë, u huajt komunizmi, duke shkatërruar e masakruar fisnikërinë kombëtare, ata që mbajtën dorë më dorë, e brez më brez flamurin, identitetin, vlerat më të larta të historisë sonë. Filozofia e dhunës dhe e antivlerës nuk mund të jetonte në paqe me vlerat e fisnikërisë shqiptare. Ndaj dhuna do të ishte arma dhe metoda e realizimit të pushtimit dhe sundimit komunist. Dhuna çnjerëzore filloi me pushkatime, burgosje dhe internime të fisnikëve shqiptarë. Sot për të gjithë ne është një ditë e madhe, është dita kur ne i kthehemi historisë së vërtetë dhe merremi me të ardhmen.Të parët tanë na kanë lënë shumë pasuri shpirtërore dhe morale, të cilën e vlerësojnë kombet më të mëdha e të qytetëruara të botës. Është nën përgjegjësinë tonë historike, është njësi matëse e vlerave të pamohueshme tona, për ti ridhënë kombit fisnikërinë e mohuar, në çdo tregues të jetës, në atë social, kulturor, politik dhe institucional. Çdo qelizë shoqërisë tek ne duhet të udhëhiqet dhe të frymëzohet nga fisnikëria, nga ato vlera ideale dhe virtyte humane për të cilat ka nevojë të ushqehet shteti demokratik, shteti i së drejtës. Elita historike e kombit, duke njohur si pikë referimi vlerat më të larta njerezore e ka parë Shqipërinë në përkatësinë e vet Europiane në çdo aspekt të jetës dhe veçanërisht në aspektin politik. Orientimi perëndimor i kombit, mendimi dhe filozofia e jetës së fisnikëve në mënyrë të vazhdueshme kanë bërë të mundur ruajtjen e marrëdhënieve me kombet e mëdha dhe të nderuara të botës, me kombet që sot më shumë se kurrë janë pranë Shqipërisë sonë, në aspektin e integrimit tonë. Mirënjohje dhe respekt Fisnikeve te kombit. Ashtu si gjithmonë, fisnikëria ka qënë në krye të proceseve historike të zhvillimit soc-politik edhe sot është e nevojshme dhe e domosdoshme për të qënë në krye të integrimit dhe zhvillimit kombëtar. Është përgjegjësi e gjithëkujt prej nesh për ti bërë shërbim kombit, me angazhimin e vet politik dhe institucional, në këtë kohë të rëndësishme ku kombi ynë po ngrihet krahas me kombet Europiane për të qënë pjesë e Bashkimit Europian, për të qënë ibarabartë në vlera me kombet e bashkimit Europian.  Historia na ka treguar se fisnikëria Shqiptare iu ka dhënë udhëheqës të shquar edhe vendeve te tjera, duke filluar nga perandoria romake, Vatikanit, ajo bizantine e osmane, e deri në kohët më të vona. Fisnikëria Shqiptare ka shkëlqyer në Greqi, Turqi, Rumani, me Kryeministra që i kanë shpëtuar këto kombe dhe i kanë qyteteruar. Këto personalitete i gjejmë përmes dokumentave në Perandorinë Romake, P.Osmane, Egjipt etje. Shkëlqimi i Marko Boçarit vlen si frymëzim, krenari dhe na ngarkon me një përgjegjësi më të lartë për të bërë maksimumin për daljen në dritë të këtyre vlerave të mëdha, shumica  e të cilave të lëna në harresë. Ne e dime tashmë mjaft mirë se fisnikëria shqiptare ka lulëzuar në Amerikë duke u bërë një zë i fuqishëm në gjirin e një kombi të madh, një kombi që si askush tjetër ka mbështetur Shqipërinë në kauzën e lirisë, demokracisë dhe prosperitetit kombëtar. Është e vështirë të identifikosh me pak rreshta atë që fisnikët shqiptarë kanë kultivuar në shekuj, por është thjesht një përkufizim i asaj që të gjithë ne e ndiejmë se ekziston, e asaj që ne e dimë se kështu është, se fisnikëria e ka gjallëruar këtë komb, se ajo e bën atë më krenar, më të fortë, e më madhështor. Besoj se kjo është dëshira e çdo shqiptari fisnik. Për të gjitha këto del domosdoshmëri që politika shqiptare të jetë e orientuar, e frymëzuar edhe nga këto vlera. Komunizmi e zhduku këtë raport të natyrshëm të shoqërisë shqiptare me shtetin. Por dekomunizimi i shoqërisë shqiptare kërkon patjetër kthimin e vlerave të fisnikërisë. Dua ti bëj të ditur faktorit politik se, pa përfshirjen dhe pjesëmarrjen e këtyre familjeve të mëdha fisnike në jetën politike dhe shoqërore në të gjitha sferat politike, ekonomike, gjyqësore, ekzekutive e sociale, ne do të jemi tepër të vonuar, siç kemi qënë gjatë kësaj periudhe të gjatë tranzicjoni në ndërtimin e demokracisë, dhe ndërtimin e shtetit ligjor. Fisnikëria është  baza morale e shtetit që në krijimin e tij. E tillë është ajo në mënyrë të natyrshme, ndaj duhet konsideruar ky fakt si një domosdoshmëri shtetërore, për të ndërtuar dhe për të patur një komb dhe një shtet mbi baza të shëndosha vlerash, se vetëm në këtë mënyrë do të jemi dinjitozë përpara qytetërimit perëndimor, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë të përmbushim ëndrrat e fisnikëve shq

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›