Tre të kërkuar nga Interpoli arrestohen në Durrës

Burime zyrtare të policisë bënë me dije se nga operacionet e organizuara, përfunduan në pranga shtetasit Eni Mullaj, 34-vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, Altin Bejko, 38-vjeç dhe Xhorxh Deda, 49-vjeç, të tre banues në Durrës.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga Interpol Roma në Itali, pasi drejtësia e shtetit fqinj, i ka dënuar ata me 65 vite burg gjithsej. Vendimet ndaj tyre janë marrë gjatë viteve 2003-2006. Këta shtetas akuzohen për trafik të lëndëve narkotike si dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Tre të akuzuarit u arrestuan në lagjet 18, 16 dhe 14 në Durrës. Tashmë pritet të bëhen procedura e ekstradimit drejt shtetit fqinj, ku do të kryejnë burgun. /Start/
2012-04-06 16:18