Korçë/ Aksident, plagosen 6 persona

Gjashtë persona mbetën të plagosur të enjten në mengjës si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në superstradën Korcë- Qafë Pllocë, në afërsi të fshatit Petrushë.Në aksident u përfshi një mjet me targa italiane që drejtohej nga një punonjës policie pranë burgut të Drenovës dhe një mjet tip ford me targa të Korcës që lëvizte në drejtim të Pogradecit".
Si pasojë gjashtë personat që udhëtonin në dy automjetet mbetën të plagosur. Sipas të dhënave të para, personat e aksidentuar janë Anxhela Çoku, 35 vjeç, Ledion Selimllari 36 vjeç, Flora Zota 35 vjeç si dhe drejtuesi i mjetit tip ford, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Të plagosurit udhëtonin si pasagjerë në mjetin privat, ndërkohë që dëmtime më të lehta ka pësuar punonjësi i policisë Klodian Dumani i cili është shoqëruar nga kolegët e tij.
Nga hetimet e policisë në vend ngjarje, rezulton se aksidenti ka ndodhur në orën 5.30 kur dy mjetet që lëviznin në kahe të kundërta janë përplasur me njëri tjetrin . Si pasojë e humbjes së kontrollit në drejtim nga punonjësi i policisë, mjeti i tij është përplasur fillimisht në një bordurë të rrugës dhe më pas me automjetin tip " Furgon" që qarkullonte në krahun tjetër.