E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë/ Del nga rruga makina, vdes 36-vjeçarja

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Pirg, në Korçë. Sipas informacioneve një makinë në të cilën udhëtonte Enkelejda Shtëmbari 36-vjeç ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen 36-vjeçarja Enkelejda Shtëmbari, dhe është plagosur djali i saj.
Mësohet se 36-vjeçarja po kthehej nga Greqia bashkë me djalin e saj. Sipas policisë e cila ndodhet në vendngjarje shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti i cili drejtohej nga 36-vjeçarja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›