Korçë, abuzimi me detyrën, pranga juristit të ALUIZNI-t

Burime zyrtare nga Policia e Qarkut Korçë bënë të ditur se 38-vjeçari Elton Docja, duke abuzuar me detyrën e tij si jurist i ALUIZNI-t, i ka kërkuar një shtetasi ryshfet prej 200 000 lekësh, duke i premtuar përshpejtimin e procedurave të legalizimit të një shtese pallati.
Referuar burimeve të mësipërme, në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 40 copë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekësh të reja, si dhe dokumentet e nevojshme që do të shërbenin për legalizimin e shtesës së pallatit.
I arrestuari do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
/Start/E.B/
2012-01-07 18:40