Vodhën 150 mln lekë, Prokuroria liron tri vajzat

Prokuroria e Tiranës ka dhënë urdhër për lirimin e menjëhershëm të tyre nga policia. Prokuroria e ka konsideruar arrestimin e tyre si të “paligjshëm”.
Prokuroria pretendon se arrestimin i vajzave është bërë pa urdhër gjykate dhe pa urdhër prokurori dhe as në kushtet e flagrancës, ndaj prangosja e tyre është bërë në mënyrë procedurale të parregullt.
Megjithatë, policia ka prova për implikimin e tyre në vjedhje. Tri vajzat, përkatësisht 18-vjeçaret, Oligerta Agushi dhe Laureta Komaku si dhe Afërdita Pepmarkaj, 19-vjeç, banuese në Tiranë, u arrestuan më 5 janar të këtij viti. Sipas policisë, këto shtetase në bashkëpunim me njëra–tjetrin, duke nisur nga muaji tetor i vitit të shkuar e deri në këtë muaj, kanë vjedhur banesën e shtetasit Avdyl Trojko, 42-vjeç, biznesmen floriri.
Vajzat kanë vjedhur shumën e parave prej 150 milion lekë të vjetra. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këto shtetase autore të dyshuara, kanë realizuar vjedhjen e të dëmtuarit biznesmen, në dy etapa brenda harkut kohor të tre muajve të fundit. Pas marrjes së shumës së parave, këto shtetase i kanë shpenzuar ato, duke investuar e arreduar në dy dyqane të ndryshme parukerish si dhe duke u dhënë hua në formë borxhi shoqërisë së tyre.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash, të vjedhura në banesën e të dëmtuarit, një ambient dyqani parukerie rreth 50 m katror në rrugën “Hoxha Tasim", një apartament 60 m katror tek Xhamlliku. /Start/
2012-01-08 09:20