Përrenjas, vetëflijohet 16-vjeçarja

Policia lokale tha se forcat e rendit shkuan rreth orës 20:00 në fshatin Gulçan, ku ka gjetur në përrua një kufomë.
Nga deklarimet e marra nga të pranishmit dhe familjarët, rezultoi se kufoma i përkiste shtetasit Zenel Menalla, rreth moshës 60 vjeç, banues në këtë fshat, i cili kishte dalë në mal për të kullotur bagëtitë.Trupi i pajetë i të mëshuarit u dërgua në morgun e Elbasanit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë me qëllim përcaktimin e saktë të vdekjes së tij.
Paraprakisht mendohet se shtetasi Zenel Menalla, ka rënë nga një lartësi e madhe dhe se vdekja e tij mund të ketë qenë aksidentale apo ndonjë infrakt kardiak. Ne trupin e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune. Gjithashtu, mbrëmjen e shkuar është gjetur e vetëvarur një 16-vjeçare në Përrenjas-Fshat. Policia tha se adoleshentja A. Kokonozi, është gjetur e vetëvarur në kasollen e bagëtive.
Policia me të marrë këtë njoftim shkoi ne vendin e ngjarjes nga ku po punon për të përcaktuar saktë motivin te vetëflijimit të 16-vjeçares. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. /Start/
2012-01-08 09:21