E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinis puna në doganën e Kapshticës

Pas njoftimit të dhënë nga pala greke për prishje të sistemit kompjuterik, autoritetet doganore shqiptare kanë kërkuar menjëherë takim për zgjidhjen e problemit. Pas takimit është bërë e mundur që të rinisë puna fillimisht me regjistra deri në rregullimin e defektit.

Gra e fëmijë kanë qëndruar me orë të tëra në temperatura të ulëta prej mëngjesit të kësaj të shtune, në pritje për të kaluar kufirin. Edhe pse qëndrimi në mes të borës për emigrantët ka qenë tepër i vështirë, për shumë prej tyre ka qenë i pamundur edhe kthimi.

Sipas autoriteteve, fundjava do të shënojë valën e fundit të rikthimit të emigrantëve nëpër vendet ku jetojnë e punojnë. Rritja e fluksit pritet të ndodhë për shkak se të hënën fillon shkolla në shtetin grek, por edhe puna për shumë prej atyre që jetojnë në vendin helen.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-07 19:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›