E Diel, 1 Nëntor 2026

Publicisti Ardian Klosi tenton vetëvrasjen, shtrohet në Psikiatri

 Prej pesë ditësh, Klosi ndodhet i shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës, ku po kurohet.

Ai është dërguar me urgjencë në këtë spital. Ai është shtruar fillimisht në pavjonin e Toksikologjisë në QSUT më datë 30-31 dhjetor të vitit të shkuar, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Pasi ka kryer një lavash në këtë spital, mjekët e kanë nxjerrë nga spitali.

Megjithatë, ditën e mërkurë të javës që po lëmë pas, ai ka konsumuar sërish sasi të mëdha ilaçesh, duke përfunduar përsëri në spital.

Ai është marrë në trajtim me një prej mjekëve neurologë më të mirë në Shqipëri, Afrim Dangëllia. Burime nga QSUT, thonë se publicisti është vendosur në një dhomë të veçantë në repartin psikiatrik dhe është në mbikëqyrje të veçantë. /Start/

                                                                                             2012-01-08 08:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›