E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrestohet i riu me 3 kg drogë

Në prangat e policia përfundoi shtetasi Rigens Dervishaj, banues në fshatin Belorta-Korçë, ndërsa u shpall në kërkim R.M  22-vjeç banues ne qytetin e Korçës, i dënuar me kusht për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Shtetasit e mësipërm merreshin me aktivitetin kriminal të shpërndarjes  së lëndës narkotike kryesisht të llojit kanabis sativa në qytetin e Korçës. Ditën e djeshme pas një pune të mirëorganizuar të strukturave të policisë u bë kapja në flagrancë e njërit prej autorëve, ku në momentin e ndalimit të automjetit tip Benz, në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim, u gjet një sasi prej 3 kilogramësh drogë.

 Për sa më sipër u kryhen veprimet e para hetimore dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve ne bashkëpunim”. /Start/

                                                                                             2012-03-07 09:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›