E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Apeli” lë në burg Ilia Bashon

Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, çështja u apelua nga ana e pandehurit, por edhe trupa gjyqësore e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm.

Prokuroria pretendon se ka prova të forta në lidhje me përfshirjen e Ilia Bashos në vrasjen e gruas mbrëmjen e 2 shkurtit të këtij viti. Eleni Basho u qëllua me disa plumba në orët e vona të asaj mbrëmjeje, ku autori mbeti mister fillimisht për policinë.

Ngjarja ndodhi në lagjen e Shkozës në kryeqytet pranë biznesit të përbashkët të produkteve dentare. Mësohet se çifti ishte në prag divorci dhe gruaja do të merrte një pjesë të madhe të pasurisë.

Megjithatë, drejtësia ende nuk ka zbardhur plotësisht ngjarjen dhe arsyen se pse u vra gruaja. Ditë më vonë, më datë 21 shkurt, policia arrestoi Ilia Bashon, ndaj të cilit kishte prova e ishte përfshirë në vrasje. Edhe familjarët e gruas akuzuan dhëndrin e tyre se kishte gisht në këtë krim.

I arrestuari deri më tani nuk ka pranuar se ka lidhje me ngjarjen, por nga ana tjetër ka pranuar një lidhje jashtëmartesore, çka dyshohet se ajo mund të ketë shkaktuar grindje të vazhdueshme në çift. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-07 10:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›