Korçë, gjyqi për skandalin e pikturave, ripyeten dëshmitarët
KORCË- Ka vijuar sot seanca gjyqësore për skandalin e pikturave të galerisë së arteve Guri Madhi në Korcë. Seanca e sotme ka vijuar me pyetjen e njërit prej dëshmitarëve, konkretisht të magazinierit të galerisë së arteve, Vasillaq Nico.
Ky i fundit gjatë dëshmisë së tij ka rrëfyer se nuk I njihnin veprat, por gjithmonë i mbikëqyrnin ato si numër. Gjatë seancës në disa momente, është vënë re ndryshimi i versionit të rrëfimit të dëshmitarit, krahasuar me ato cfarë ai ka deklaruar më herët, cka bëri që gjykata të bënte vërejtje në drejtim të Nicos.
Me tone të ashpra është shprehur gjatë seancës së sotme i pandehuri i cështjes, përgjegjësi i Galerisë së Arteve Sotiraq Xega, I cili ka akuzuar dëshmitarin e sotëm se ka vjedhur, por se gjykata nuk ka arritur ta vërtetojë këtë fakt.
Xega ka kërkuar ndryshim të trupit gjykues, duke deklaruar se nuk mund të vazhdojë më në këto kushte gjykimin. Seanca u shty, ndërkohë që pritet shqyrtimi i kërkesës së të pandehurit për ndryshimin e trupës gjyqësore.
(e.m/News24/BalkanWeb)